Aksident me 16 të plagosur, vdes një grua, 3 fëmijë në luftë me vdekjen

Një grua humbi jetën dhe tre fëmijë po luftojnë për jetën në Qendrën e urgjencës në Shkup, prej gjithsej 12 personave të sjellë në Shkup pas aksidentit të rëndë që ndodhi mbrëmë në afërsi të fshatit Orizari, të Koçanit.
Një prej fëmijëve është në gjendje shumë kritike, në gjendje kome, ndërsa në rrezik për jetën janë edhe pesë persona. Një person është hospitalizuar në Klinikën për sëmundje kirurgjjikale "Shën Naumi i Ohrid".
Nga spitali i përgjithshëm në Koçanë informojnë se tre fëmijë janë në kujdes intensive në këtë institucion shëndetësor dhe janë në gjendje stabile.
Kryeministri Nikolla Gruevski edhe ministri i Shëndetësisë Nikolla Todorov dje i vizitoi të lënduarit në Qendrën urgjente.
"Ndërmerren të gjitha masat, tërë sistemi është mobilizuar, doktorët japin maksimumin e tyre. Të gjitha ekipet janë thirrur në punë. Të gjithë të lënduarve u është dhëna ndihma e duhur, kryesisht janë me lëndime nevrologjike. Me siguri do të ketë edhe intervenime. Tre fëmijë janë shtruar në Kirurgjinë e fëmijëve, ata nuk janë në gjendje shumë të rëndë shëndetësore", shtoi Todorov i cituar nga agjencia e lajmeve MIA.
Sipas Zortan Zafirov, zëdhënësi i SPB-së në Shtip, aksidenti ndodhi pasi që një traktor me të cilin transportoheshin 16 persona, pjesa më e madhe adoleshentë që ishin në piknik, u përmbys në afërsi të vendit "Ilin dol" në rrugë midis fshatit Presekë dhe Orizari të Koçanit. Aksidenti ndodhi rreth orës 19 e 30 minuta. Shoferi i traktorit humbi jetën në vendin e aksidentit.
Vazhdon hetimi në vendin e ngjarjes. Sipas informacioneve fillestare, fëmijët që janë transportuar në rimorkion e traktorit janë nga fshati Gërdovci i Koçanit./Indeksonline/