E Diel, 1 Nëntor 2026

Denis Xhilaga Banda e Durresit me vodhi makinen per te kryer nje vrasje

Deshmia Pas mberritjes nga Zvicra dhashe deklarime para policise nuk pata asnje presion nga hetuesit per deklaraten e dhene

Nuk me ka kercenuar apo bere presion askush per te deshmuar para grupit te hetuesve apo policise. Ky ka qene deklarimi i bere dje ne sallen e gjyqit nga deshmitari Denis Xhilaga i kerkuar me ngulm per te deshmuar si nga prokuroret e ceshtjes se Bandes se Durresit ashtu dhe nga avokatet e te pandehurve. Deshmitari ka rrefyer per me se nje ore me detaje mberritjen ne aeroport personat qe e priten dhenia e deshmise ne polici dhe lidhjet familjare me te pandehurin Lulezim Berisha. Por aludimeve te avokateve per ndonje presion te mundshem gjate momentin te shoqerimit ne policia pas mberritjes nga Zvicra Xhilaga iu pergjigj Askush nuk me ka bere presion. Firmosa ato qe vete kisha deklaruar. Ma lexuan deklaraten ne fund dhe e firmosa. Nuk pati presion apo kercenim me pistoleten te koka nga policia. Nga ana e akuzes ka pasur nje nderhyrje lidhur me perfshirjen e Denis Gines ne kete ngjarje nese ka pasur apo jo ndonje kercenim ndaj tij. Deshmitari iu pergjigj prokurorit se nuk kishte pasur asnje perplasje apo kercenim nga Denis Gina. Lidhur me deklaraten e dhene ne polici Denis Xhilaga rrefeu para gjykates se pas mberritjes ne aeroport nuk ka shkuar ne shtepi por drejt ne polici. Aty eshte pyetur per nje makine qe ishte vjedhur ne lokalin e tij dhe me te cilen ishte kryer nje vrasje nga anetare te Bandes se Durresit. Deshmitari ka deklaruar se kete informacion e kishte marre ne polici ndersa rrefeu se me te pandehurin Lulezim Berisha ka pasur lidhje familjare kishin hyrje-dalje ne familjet e njeri-tjetrit. Ai deklaroi se nuk njihte asnje nga te pandehurit e Bandes se Durresit ndersa deshmia e tij shkaktoi paksa tension mes avokateve dhe vete deshmitarit. Nderkohe sipas akuzes deshmitari Xhilaga ka deshmuar para hetuesve se sapo ka mberritur ne Rinas i ka dale perpara Denis Gina mik i Marsel Sotirit dhe Dritan Sallakut dhe nen kercenimin e nje kallashnikovi qe kishte poshte xhaketes i ka thene se makina e tij ishte perdorur nga Banda e Durresit per vrasjen e Sallakut. Madje Gina i ka deklaruar se jashte e prisnin disa persona te armatosur. Nderkohe mesohet se Xhilaga i eshte pergjigjur se nuk ka dijeni se cfare eshte bere me makinen e tij pasi ia kishte lene shokut te tij Geri Bajes. Gjate deshmise ne gjykate Denis Xhilaga nuk e permendi faktin se Denis Gina i ka dale me arme dhe e ka pyetur per makinen e tij e perdorur per vrasjen e Dritan Sallakut. Episodi kriminal per te cilin eshte perdorur automjeti ne pronesi te Denis Xhilages eshte vrasja e mikut te Marsel Sotirit Dritan Sallakut.

Deklarimi i Geri Bajes para akuzes

Geri Baja ka deshmuar para akuzes ne vitin 2006 per dhenien e automjetit se kemi qene te lokal Berluskoni prone e Denis Xhilages kur ka telefonuar Lulzim Berisha dhe na tha se dikush do te vinte te merrte nje makine. Erdhi e mori dhe e ktheu me pas. Diten e dyte na telefonoi serish Berisha dhe na tha qe te shkonim ne polici per te bere denoncimin per makinen si e vjedhur pasi kjo ishte perdorur per nje vrasje. Diten tjeter beme denoncimin per vjedhjen e makines. Disa dite pas kesaj ngjarjeje isha ne Rinas dhe aty pashe Denis Ginen. Beri sikur nuk me njohu. I fola dhe i tregova se cfare kishte ndodhur dhe per denoncimin qe beme per makinen e perdorur nga Banda e Durresit. Me tha se do fliste vete me Lulin dhe do ta rregullonte kete pune. Kjo makine eshte marre ne Tirane nga Adriatik Coli i cili ka deklaruar se kjo makine e shokut te Berishes Denis Xhilaga u mor per vrasjen e Dritan Sallakut ne Durres ne tetor 1998. Qe makina eshte vjedhur ne vitin 1998 dhe jo dorezuar nga Geri Beja e ka deklaruar edhe babai i Denis Xhilages Shpetimi i cili shtoi se nuk e dinte ne cfare rrethanash dhe ne cilin vend. Shpetim Xhilaga ka konfirmuar gjithashtu se djali i tij Denisi ishte shume shok me Lulzim Berishen. Makina tip BMEuml me ngjyre te zeze u gjet e braktisur ne Durres dhe brenda saj ishin edhe faturat e bar-piceri Berluskonit pronar i te cilit ishte Shpetim Xhilaga ndersa punonin edhe djali i Xhilages Denisi dhe nje shok i djalit te tij Geri Beja.

Personat e implikuar ne vrasje

Prokuroria per Krimet e Renda akuzon si te perfshire ne ngjarjes e 17 tetorit 1998 Lulezim Berishen Plarent Dervishajn dhe Adriatik Colin. Sipas organit te akuzes pjesemarres kane qene edhe Klodian Saliu dhe Ilir Xhunga aktualisht te vrare. Viktima Sallaku ka qene i shoqeruar nga shoket e tij Ilir Nela e Agim Rexhepi ne oborrin e lokalit qe ndodhej perballe shkolles 7 Nentori ne Durres dhe nga nje makine tip BMEuml me te cilen udhetonin Berisha Dervishaj Saliu e Xhunga eshte qelluar me arme zjarri ku eshte vrare Sallaku dhe jane plagosur rende Nelaj e Rexhepi - thuhet ne kerkesen per gjykim. Te njejtet emra u permenden edhe gjate deshmise se te penduarit te kesaj ceshtjeje Adriatik Coli.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›