E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasan familjaret e taksistit te zhdukur identifikojne mjetin

Taksia tip Mercedes-Benz u gjet ne ujerat e lumit i ishin nderruar targat. Policia ende asnje gjurme tjeter te 36-vjecarit Fredi Tanelli

Kater dite pas denoncimit te zhdukjes se nje taksisti nga Devolli gjenden gjurmet e tij te para. Nuk ka qene trupi i tij apo ndonje telefonate por makina taksi qe ai perdorte per pune nga pika doganore e Kapshtices per ne vende te ndryshme kur prenotohej nga emigrante. Familjaret e taksistit Fredi Tanelli kane identifikuar dje se automjeti i gjetur dy dite me pare ne Perroin e Kushes ne Elbasan eshte i te afermit te tyre. Nderkohe qe makines i jane nderruar targat nga DV 203 A ne targa te huaja. Automjeti tip Mercedes-Benz me targa te huaja eshte gjetur ne afersi te uzines 12 perkatesisht ne afersi te fshatit Katund i Ri ne periferi te Elbasanit. Por megjithese makina eshte gjetur ne perrua ende nuk ka shenja te trupit te 36-vjecarit nga Devolli. Pritet qe policia te shkoje ne vendin e ngjarjes dhe te marre prej andej shenjat qe mund te kene lene autoret ne mjet. Sipas burimeve kane qene banoret qe ne mes te ujit te rrembyeshem kane pare mjetin qe lundronte dhe kane lajmeruar menjehere policine. Agjentet te mberritur pergjate trasese se perroit kane pare qe mjeti nuk kishte persona brenda ose te pakten kjo mendohet paraprakisht pasi ne ane te perroit nuk eshte gjetur askush qe te reklamoje renien e automjetit. Ne vendin e ngjarjes kane mberritur edhe forcat zjarrfikese. Edhe pse kane tentuar disa here ujerat e rrembyeshem e kane bere teper te veshtire nxjerrjen e automjetit tip Mercedes-Benz me ngjyre te bardhe me targa te huaja. Megjithate forcat e angazhuara e kane nxjerre automjetin nga uji ndersa familjaret dje identifikuan ate si taksine e njeriut te tyre te aferm edhe pse atij i ishin nderruar targat. Fredi Tanelli nga fshati Pilur i Devollit punonte si taksist ne qytetin e Korces. Kater dite para se te zhdukej ai kishte njoftuar familjaret se ishte nisur nga pika kufitare e Kapshtices per ne Tirane. Ky ishte dhe komunikimi i tij i fundit me familjaret ndersa kater dite pas zhdukjes ende nuk ka asnje gjurme tjeter pervec automjetit. Familjaret thone se 36-vjecari eshte njeri i qete dhe nuk ka pasur konflikte nderkohe qe hedhin dyshime per nje rrembim te mundshem. Diten e fundit eshte pare ne linjen Korce-Pogradec rruges se re dhe qe nga ai moment nuk eshte pare me dhe nuk kemi kontakt sepse telefonat i ka te fikur. Kemi frike nga ndonje grabitje apo pengmarrje - shprehen familjaret.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›