E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milo Fletet e votimit pse nuk me pelqeu terheqja e Rames

Per kryetarin e Partise Demokracia Sociale Paskal Milo deklarata per marrje te pushtetit me dhune nga ana e perfaqesuesve te Opozites se Bashkuar jane keq interpretime. Ai deklaron se ne tubimet masive te zhvilluara pak muaj me pare e majta deshmoi qytetari dhe duke mos regjistruar asnje sjellje anti-ligjore. Ne nje interviste dhene per gazeten Koha Jone Milo shprehet se opozita asnje here nuk ngaterron aspiraten e ligjshme me perdorimin e veprimeve te dhunshme. Kreu i PDS komenton dhe zhvillimet e fundit politike ne vend duke vleresuar oferten e Partise Socialiste per terheqje nga kutite e votimit megjithese eshte shprehur se ne thelb nuk i pelqen kjo oferte e Rames. Edhe pse e cileson si nje hap qe ofron gjetjen e nje kompromisi Milo deklaron se per partite e vogla kishte me shume rendesi hapja e kutive te fleteve te votimit ku sipas tij dallohej me qarte vjedhja qe kane bere subjektet e medha. Milo ndalet edhe ne reformen e pritshme zgjedhore duke deklaruar dhe kerkesat qe do ti paraqiten nga te vegjlit PS-se per ti marre parasysh ne reformen zgjedhore. Duke folur per zgjedhjet e ardhshme lokale dhe garen ne Tirane kreu i PSD-se shprehet se kryetari aktual i bashkise eshte i denuar te rikandidojne ne menyre qe ti siguroje nje fitore te paster te majtes.

Duke ju referuar deklaratave te disa deklaratave te nje prej krereve te partive te opozites Spartak Ngjela per protesta te dhunshme mazhoranca ka reaguar duke deklaruar se e majta kerkon te marre pushtetin me dhune. Si i vleresoni deklaratat e z. Ngjela dhe cili eshte qendrimi juaj per protestat
Opozita eshte nje institucion serioz dhe qe politiken e saj e mbeshtet mbi principe demokratike dhe kushtetuese. Ne te gjitha rastet ajo si institucion e ka bere te qarte qendrimin e vendosur qe te gjitha demonstrimet e saj do te jene paqesore dhe jo te dhunshme. Fakti qe ajo deri ne veren e ketij viti i zhvilloi protestat e fuqishme me pjesemarrjen e dhjetera mijera veteve ne qytete te ndryshme te Shqiperise dhe ne Tirane dhe qe nuk pati as edhe shfaqen me te vogel te dhunes dhe as demtimin me te vogel te institucioneve apo te prones private deshmon me se miri per qendrimin e opozites ndaj protestave dhe natyres se tyre. Sigurisht qe nje individ i caktuar ne nje moment te caktuar mund te beje edhe ndonje deklarate qe nuk eshte qendrim i opozites ne teresi. Opozita kur do te afishoje qendrimet e saj shprehet qarte dhe autorizon cilindo qofte prej anetareve te tryezes se saj qe te shprehet per pozicionin qe do te mbaje ne lidhje me protesten. Ne kete rast mendoj se ka qene nje keqinterpretim qe i eshte bere deklarates se pretenduar te z. Ngjela sepse ne asnje menyre dhe ne asnje rrethane opozita nuk ka folur per veprime te dhunshme. Ajo mbeshtet pretendimet e popullates se Dukatit te drejten e tyre per te mbrojtur pronat nga uzurpimi i mundshem qe mund tju behet nga individe apo qarqe te caktuara te lidhura me pushtetin. Por sic e thashe edhe me lart asnjehere nuk ngaterron aspiraten e ligjshme me perdorimin e veprimeve te dhunshme
Pas disa muajsh opozita ka vendosur te nise protestat per transparencen pas disa negociatash qe nuk kane sjelle rezultat deri me tani. Cfare pritet te sjellin keto protesta duke pare dhe rezultatin qe sollen protestat e disa muajve me pare
Protestat qe po rifillojne ne rrethet kryesore te vendit dhe qe do te kulmojne me pas me nje proteste te madhe ne Tirane jane vazhdimi i protestave qe u zhvilluan deri ne veren e ketij viti. Keto protesta ne thelbin e tyre kane te njejtin shqetesim te njejtin objektiv Synojne para se gjithash qe behet transparenca e premtuar e procesit zgjedhor te vitit 2009 ku opozita ose me mire populli opozitar ka nje numer te madh kontestimesh per ndershmerine me te cilat ato u zhvilluan. Tani kemi nje element edhe me te rendesishem qe i vjen ne mbeshtetje opozites qe eshte rezoluta e Parlamentit Evropian qe i ka vene per detyre klases politike shqiptare qe te beje transparencen e procesit zgjedhor dhe shprehimisht qe te hape kutite e materialeve zgjedhore permes funksionimit te nje komisioni parlamentar ku opozita do te kete shumicen e anetareve te vet. Kerkesa e aktuale e opozites per vazhdimin e protestave vjen si rrjedhoje e mungeses se vullnetit politik nga ana e mazhorances per te respektuar rezolute e PE kjo shihet qarte ne drite te diellit dhe per shkak te refuzimit te kerkesave te vazhdueshme te opozites dhe te kerkeses se saj te fundit qe ishte plotesisht ne perputhje me vet propozimin qe ka bere PD-ja para disa muajsh dhe me permbajtjen e rezolutes se PE-se.
Personalisht si e vleresoni terheqjen ose leshimin e PS-se per mos hetimin e kutive te materialeve zgjedhore Mendoni se do te sjelle rezultat per kompromis
Gjithnje kam qene skeptik per vullnetin e mazhorances per te hapur kutite e fleteve te votimit sepse e kam quajtur vetevrasje politike ne rast se z. Berisha do ta bente kete. Z.Kryeminister sigurisht qe ska pasur ndermend qe te vetevritet politikisht. Ai e ka bere nje here kete vetevrasje ne vitet 96-97 dhe gjate gjithe ketyre viteve eshte treguar i kujdesshem qe te mbijetoje politikisht. Madje sipas prognozave shendetesore qe ai bene per veten e vet mendon se do te kete nje jetegjatesi te madhe politike.
Atehere pse ja dha kete mundesi PS-ja me terheqje per ta shpetuar politikisht
PS-ja duke pasur ne konsiderate se ky proces i manipulimit zgjedhor u be gangrena e politikes shqiptare dhe se duhet perfundimisht nje operacion i thelle ne legjislacionin shqiptar por mbi te gjitha ne praktiken e zbatimit te tij per zgjedhjet qe Shqiperia te dale nga rrethi vicioz i krizave elektorale ndermori kete hap. Ne vetvete kerkesa e PS-se ka qene e drejte sepse kishte te bente me garantimin qe duhet perfundimisht qe zgjedhjet ne vend te behen te lira dhe te ndershme. Deri ketu PS-ja nuk mund te kritikohet se perse ka kerkuar nje transparence te procesit zgjedhor. Problemi eshte se keto zgjedhje qe u zhvilluan me 28 qershor te vitit 2009 per mendimin tim paten nje devijim te rende nga administrimi i ndershem jo vetem per shkak te manipulimit por edhe per shkak se te dy partite e medha ne menyre arbitrare per te zhdukur partite e vogla krijuan nje sistem dhe Kod Zgjedhor qe ne dukje tingellon sikur eshte demokratik por ai u arnua dhe u adaptua ne kushtet shqiptare per synime anti-demokratike. Por ky Kod ky sistem dhe bashke me te edhe ndryshimet e befta te Kushtetutes u kthyen ne bumerang dhe zgjedhjet treguan te kunderten e asaj qe propagandonin dy partite e medha qe fajtore per mungesen e stabilitetit nuk ishin partite e vogla por vete partite e medha. Ato prodhojne kriza dhe konflikte ne luften e tyre per pushtet. U perjashtuan partite e vogla nga Kuvendi dhe ne po e shohim se kriza politike ka lulezuar. Kemi nje Parlament butaforik dhe qe prodhon cdo dite shfaqje argetuese per popullin. Efekti bumerang ka goditur me shume opoziten Partine Socialiste nga ky Kod sepse ajo shpresonte qe permes ketij legjislacioni elektoral do te mund te garantonte fitoren. Te pakten keshtu thoshin sondazhet dhe perllogaritjet.
Pse mendoni se u terhoq PS nga fletet
Heqja dore e qendrimeve fillestare nga PS-ja qe lidheshin me hapjen e kutive te votimit qe konsiderohet si nje leshim i opozitave te saj si nje oportunizem politik nga mjaft qarqe intelektuale dhe politike une e shoh me teper ne prizmin e perpjekjeve per te arritur nje kompromis me Partine Demokratike pas raport progresit negativ te KE per ceshtjen e statusit te vendit kandidat per Shqiperine. Ne kete raport ka kritika qe i adresohen drejte per se drejti klases politike mazhorances edhe opozites per menyren se si po e administrojne procesin politik ne vend. Ka per here te pare nje kritike adresuar tek kryetarja e Kuvendit qe do te thote se KE eshte i ndergjegjshem dhe ua percjelle shume qarte mesazhin dy partive te medha politike qe nese do te vazhdohet me kete fryme Shqiperia do te qendroje per shume kohe jashte proceseve reale integruese ne BE. PS-ja menjehere pas ketij raporti reflektoi dhe dha mesazhin e duhur qe ofron kompromis por ketu qendron edhe cudia. Mazhoranca e cila eshte e interesuar qe te kete kompromis dhe te krijohen rrethana te favorshme per qeverisjen dhe te mos kete lufte te eger politike eshte pikerisht ajo qe tani po tregohet refraktare dhe nuk pranon kompromisin e ofruar nga PS-ja qe ne rrethana te tjera ky kompromis qe ofron PS-ja do te ishte nje qendrim shume i gabuar dhe shume i kritikueshem. Ne si parti te vogla realisht nuk na intereson kompromisi qe ofron PS-ja heqja dore e saj nga kerkesa per hapjen e kutive te votimit. Sepse ne kete kauze ishim bashkuar me PS-ne sepse e dime se ne jemi vjedhur nga dy partite e medha. Ne shpresonim se hapja e kutive te fleteve te votimit do te nxirrte edhe votat qe na jane vjedhur neve. Nga pikepamja e interesit tone te drejtperdrejte ne ishim qe PS-ja te qendronte fort ne pozitat e saj fillestare. Por kur mendojme qe kjo eshte e pamundur dhe nuk sjelle dot kompromisin ne politiken shqiptare dhe kur durimi i institucioneve evropiane po soset ne adrese te Shqiperise atehere edhe ne e pranojme oferten e PS-se pavaresisht se nuk na pelqen. Kjo me qellim te arrihet kompromisi dhe te arrihet nje zgjidhje per procesin e reformes zgjedhore dhe per te shkuar me mendesi te reja ne zgjedhjet e ardhshme te 8 majit te vitit 2011. Kjo eshte situata sot.
Mazhoranca nuk ka dhene nje pergjigje te qarte per oferten e fundit duke deklaruar se duhen ndjekur procedurat dhe ajo duhet te vije e shkruar ne Kuvend
Kerkesat qesharake te mazhorances qe te vij e shkruar etj jane plotesuar. Ka vajtur e shkruar edhe te zyra e z.Berisha me nje leter te drejtperdrejte te z.Rama por edhe ne Parlament me firmat e deputeteve te PS. Pra te gjitha kerkesat e mazhorances jane plotesuar por tani PD-ja dhe mazhoranca jane vene ne pozite shume te veshtire. Jane vene ne qoshe ne trekendesh. Jane ekspozuar hapur qofte ndaj opinionit publik qofte ndaj atij nderkombetar sepse per nje vit e gjysme kane kerkuar pikerisht kete qe ofron tani PS-ja. Cdo argument qe kane filluar te japin eshte i paqendrueshem dhe i zbulon e i bene pergjegjes qe nuk kane deshire te shkojne dhe te bejne transparencen e procesit zgjedhor por duan ta mbajne procesin te mbyllur duan te fitojne kohe duke sjelle lloj-lloj pretekstesh. Per mendimin tim kjo behet per dy lloje arsyesh. E para Sepse tashme ata duan te shfrytezojne plotesisht liberalizimin e vizave dhe hapja e nje procesi te transparences se zgjedhjeve te kaluara dhe gjetja me siguri e shume deshmive per parregullsi te medha do te hidhte hije mbi kete fitore te madhe sic e propagandon PD-ja si te sajen te liberalizimit te vizave. Ndaj PD-ja nuk ka ndermend ti hap kutite derisa te beje koncertin tjeter te madh te 14 dhjetorit kur do te hyje ne fuqi heqja e vizave. Arsyeja e dyte pse PD-ja nuk po i pergjigjet ofertes se re te PS-se eshte se ajo kerkon ta sfumoje kete iniciative sepse po afrojne zgjedhjet e pushtetit vendor. Nje transparence e procesit zgjedhor te kaluar ku do te nxirren padyshim pergjegjesite direkte te qeverise ne manipulimin e manipulimin e dokumentacionit zgjedhor do te ndikonte per zgjedhjet qe po vijne. Mazhoranca do te shkoje ne zgjedhje sic shkohej ne kohen e regjimit te Enver Hoxhes me sa me shume suksese me sa me shume bilance pozitive dhe ky proces do ti prishte pune ndaj do qe ta sfumoje qe te mos e beje me qellim qe ne mendjen e shqiptareve kur te shkojne ne zgjedhjet e 8 majit te vitit te ardhshme te kene mbetur vetem liberalizimi i vizave dhe rritja e sipas z.Berisha e pensioneve dhe e rrogave te kene mbetur ritmet e larta ekonomike te Shqiperise qe jane me te larta gati ne gjithe boten dhe shume e shume suksese te tjera te medha. Pra me pak fjale kemi hyre ne sezonin elektoral dhe cdo levizje politike tani behet ne funksion te ketyre zgjedhjeve.
Ne analizen qe sapo bete duket se nuk ka shume vend per kompromis. Mendoni se do kete hetim te zgjedhjeve para zgjedhjeve vendore
Une mendoj se PD-ja do ta kete shume te veshtire qe ti shmanget ketij procesi dhe me siguri qe eshte duke menduar qe te gjeje forma dhe menyra te tjera per ta shumuar edhe kete proces transparence nese do te filloje. Une mendoj se hetimit ne nje menyre ose nje tjeter nuk mund ti shmanget. Por cfare mund te beje ajo Une mendoj se mund te ngreje nje komision tjeter hetimor per kryetarin e bashkise se Tiranes dhe te beje zhurme qe te balancoje efektet negative qe do te kete procesi i transparences se zgjedhjeve te vitit 2009. Pra do te perdore te gjitha instrumentet qe ka ne dore politik dhe shteteror qe te mos prishet ajo fryme ne favor te mazhorances qe eshte krijuar me liberalizimin e vizave.
Ne raport me elektoratin i krijon probleme PS-se dhe opozites ne teresi fakti qe gjate nje viti ka bere nje sere leshimesh nga qendrimet e saj per hetimin e zgjedhjeve
Ne pamje te pare ka nje renie te entuziazmit te elektoratit te majte ne raport me qershorin e ketij viti ku protestat popullore arriten piken kulmore. Por tani objektiv kryesor perpara jane zgjedhjet e pushtetit vendor qe behen pas gati 6 muajve. Kjo eshte nje kohe e mjaftueshme per ta pergatitur elektoratin dhe per ta ngritur mobilizuar ne keto zgjedhje. Aq me teper qe ka shume arsye reale jo propagandistike per te kritikuar qeverine dhe programin e saj. Duke filluar nga buxheti qe po miratohet dhe deri te fenomenet e tjera qe sado te mbulohen me nje optimizem falso shqiptaret e ndjejne ne familjet dhe xhepat e tyre se si po ecen ekonomia dhe se cfare te ashtuquajtura favore kane ata nga kjo qeverisje. Mos harroni qe kemi perpara nje dimer te veshtire i cili sapo ka filluar qe nuk eshte kaq i lehte sic nuk ishte vjet kaq i lehte. Dhe kam frike se qeverisja ne perfundim te dimrit do te jete shume e leqendisur e dobesuar dhe e lodhur jo vetem nga protestat e opozites qe do te vazhdojne me ritem me te larte por qeveria nuk do te munde tu pergjigjet dot atyre shqetesimeve te medha qe jane krijuar sepse shqiptaret pavaresisht se nuk manifestojne shume per papunesine krimin per ceshtje sociale ata mbajne shenim dhe konkludojne ne nje moment te caktuar kur vijne zgjedhjet.
Duke mbetur te afrimi i zgjedhjeve vendore dhe ajo qe e cilesuat si nisje e fushates. Ne te njejten pozite ndodhet dhe e majta ne ato bashki qe drejton. Ditet e fundit kemi pare akuza nga mazhoranca per bashkite qe drejtohen nga PS-ja. Si e parashikoni fushaten e zgjedhjeve vendore dhe cfare duhet te beje e majta per te marre nje rezultat maksimal
E majta ka nje elektorat solid ne qendrat e medha urbane duke filluar nga Tirana ne Vlore Fier Berat Lushnje Elbasan Korce sic treguan zgjedhjet e 2007 edhe ne Durres. Kete elektorat solid te se majtes nuk mund ta trondite nje qeveri e akuzuar sepse tashme akuzat jane konkrete dhe ai qe humb ne kete rast eshte gjithmone ai qe qeveris qofte edhe per nje konsum normal qe te ben qeverisja. Vota kete here e se majtes do te bashkohet edhe me voten e te pakenaqurve nga ana e te djathtes. Sepse kjo qeverisje nuk ka mundur te shperbleje dot te gjithe ata njerez qe e kane mbeshtetur ne zgjedhjet e kaluara sepse eshte e pamundur qe te plotesosh deshirat individuale te qindra mijera njerezve. Ne nje vend te varfer si Shqiperia shumica e njerezve presin gjithmone nga shteti. Opozita ne rast se do te behen zgjedhje te ndershme ku nuk do te kete vjedhje te votave ajo do ti fitoje ne shumicen e tyre. Keto zgjedhje kane specifiken e tyre ne raport me zgjedhjet parlamentare por une mendoj se kete here opozita ne rast se do te korrigjoje gabimet qe beri ne 200 dhe ne 2007 do te kete nje fitore te paster dhe te padiskutueshme. Kjo do te shihet ne veprimet e metejshme te opozites te platformes dhe te programit te saj elektoral dhe te koordinimit dhe te homogjenizimit te fushates elektorale jo si nje grupim partish me kerkesa te ndryshme por si nje front unik ku do te kete nje ritem nje qellim dhe nje fryme. Po u respektuan keto standarde une jam i bindur qe opozita do fitoje zgjedhjet e ardhshme.
Mendoni se Edi Rama duhet te garoje serish per nje tjeter mandat ne Bashkine e Tiranes
Ka komente te ndryshme prej te cilave edhe vete brenda se majtes ne lidhje me kandidaturen e z.Rama per bashkine e Tiranes. Ka mendime se qenia e tij ne krye te Bashkise se Tiranes per 10 vite e ka konsumuar figuren e tij. Ka mendime te tjera qe qenia ne te njejten kohe si kryetar partie dhe kryetar bashkie ka bere ai tu kushtoje me pak vemendje puneve te bashkise dhe ketu ka edhe dilema ne nje segment te elektoratit nese do te mbeshtet ose jo. Nga ana tjeter dhe une i perkas kesaj logjike ka nje mendim per rendesine qe ka kryeqyteti per peshen dhe rolin qe ajo luan ne jeten e vendit dhe ne zgjedhjet e te dyja natyrave kandidimi i z.Rama eshte i nevojshem sepse e para ai tashme ka nje pervoje elektorati i qytetit te Tiranes e njeh. E dyta mendoj se opozita nuk ka nje kandidature tjeter qe te marre persiper sfiden e Tiranes sepse nese do te mendohej per nje emer tjeter do te kishin filluar me kohe pergatitjet. Une nuk shoh qe te PS-ja te pergatitet nje person tjeter. Ai nuk mund te jete anonim ai nuk mund te zbres nga qelli ne nje kohe te caktuar. Dhe vet z.Rama ka lene te kuptohet se do te jete serish ne gare.
Pra ne nje fare menyre. Z. Rama eshte i denuar te kandidoje
Po. Sidomos ne rrethanat ne te cilat ndodhet opozita i duhet patjeter nje fitore e paster ne qytetin e Tiranes dhe ne qytet kryesore te vendit.
Nese arrihet nje marreveshje per hetimin e fleteve te materialeve zgjedhore do te nise punen dhe komisioni i reformes zgjedhore. Cilat jane ndryshimet qe ju si kryetar i PDS-se do te kerkoni ne Kod
Kerkesat tona te cilat ne i kemi formuluar dhe ia kemi prezantuar dhe PS-se jane qe ne kerkojme ndryshimin e sistemit elektoral duke futur ne te elementin e korrektimit kombetar. Kemi kerkuar qe te nderhyhet ne Kodin Zgjedhor per tu hequr kalkulimi i votave qe marrin partite mbi bazen e formules De Hond dhe kemi kerkuar garanci te plota me nje zgjidhje tjeter te administrimit te procesit zgjedhor qe e thene shkurt te procesit te numerimit te votave ne perfundim te zgjedhjeve. Keto jane tre kerkesat kryesore qe ne kemi bere dhe qe jane kerkesa jo vetem tonat te partive te opozites por edhe te partive te tjera te vogla te mazhorances.
Keni marre garanci nga PS-ja se ne procesin e reformes do ti mbroje para PD-se keto kerkesa qe sapo thate
Ne jemi te fillim te procesit te konsultimeve me PS-ne madje kjo teme do te jete ne te ardhmen e afert nje nga ceshtjet kryesore qe do te diskutohet ne tryezen e kryetareve te opozites. Bisedoi Qamil Xhani

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›