E Diel, 1 Nëntor 2026

Permbytjet ministri Basha inspekton qarkun e Shkodres

Mblidhet Shtabi i Emergjencave masat per evakuimin e banoreve dhe furnizimin me ushqime

Ministri i Brendshem Lulzim Basha ka kryer nje i inspektim ne qarkun e Shkodres per te monitoruar me nga afer situaten e permbytjeve te shkaktuar nga reshjet dhe fryrja e lumenjve ne disa komuna te zones se Nenshkodres. Pasi ka prekur me nga afer cdo zone te prekur nga permbytjet ministri Basha ka kryesuar mbledhjen e Emergjencave Civile ne godinen e prefektures se qytetit ku eshte folur per marrjen e masave te nevojshme pasi kuotat e liqenit te Shkodres kane shenuar rritje. Situata nuk eshte e qete por nuk ka vend per panik - ka pershkruar situaten ministri i Brendshem duke vene theksin tek situata ne liqenin e Shkodres si problematike. Ndersa lidhur me situaten ne hidrocentrale eshte deklaruar se per momentin eshte normale. Reshjet dhe prurjet e lumenjve kane rritur tej mase nivelin e liqenit i cili rrezikon te dale nga shtrati per tu perhapur ne lagjet ne hyrje te qytetit. Zoti Basha tha se jane marre te gjitha masat ne rast nevoje per evakuimin e banoreve si dhe furnizimin e tyre me ushqime nderkohe qe urdheroi Shtabin e Emergjencave te qendroje non stop i instaluar ne godinen e prefektures se Shkodres. Ministri Basha gjate kesaj mbledhjeje ka deklaruar gjithashtu se mbi te gjitha prioritet mbetet shpetimi i jeteve njerezore. Sipas tij situata pritet te perkeqesohet ndaj duhet nje mobilizim maksimal gjate kesaj situate te renduar.

Reagimi i ministrit Basha

Menjehere pas mbledhjes ka reaguar ministri Basha i cili vuri ne dukje punen e mire qe kane bere gjate kesaj periudhe te reshjeve te dendura strukturat e Komisionit te Emergjencave Civile te Prefektures se Shkodres te cilat sipas tij kane arritur ta menaxhojne ne menyren me te mire situaten. Ajo qe dua te perseris eshte ne radhe te pare vleresimi per angazhimin maksimal te shtabit te emergjencave civile ketu ne Shkoder i cili ka bere te mundur menaxhimin shume te mire te situates se paraqitur deri tani si rezultat i reshjeve te renduara - tha ne fillim te prononcimit te tij ministri Basha. Se dyti dua te perseris nje thirrje per te gjithe qytetaret te Bashkise se Shkodres te komunave nen presionin e kesaj klime te renduar dhe reshjeve te renduara per nje bashkepunim sa me te plote me pushtetin vendor me hallkat e pushtetit qendror me policine ushtrise me drejtuesit e institucioneve te tjera - vijoi Basha. Duke folur per kushtet atmosferike te cilat gjate kesaj periudhe kane qene jashte mase te paparashikueshme Basha theksoi Kjo eshte nje situate qe ndryshon nga situata e janarit sepse po shpaloset shume ngadale por eshte nje situate qe do te vazhdoje per shume me gjate sepse ndodhemi ne nje vite historikisht te lagesht per te gjithe Evropen. Me tej ai shtoi Duhet te kapitalizojme mbi pervojen e mire te krijuar mbi menaxhimin e situates se permbytjeve te janarit dhe duhet te tregojme nje pergjegjesi sa me ta larte jo vetem ne niveli e institucioneve dhe drejtuesve te tyre por edhe qytetareve. Prioriteti numer nje mbetet jeta e qytetareve jeta e banoreve dhe per kete Basha tha Jam i bindur se me perkushtimin dhe mobilizimin total te mjeteve te vena ne dispozicion nga qeveria e Kryeministrit Berisha jo vetem e ketij shtabi te emergjencave por anembane vendit ne do te vazhdojme ta menaxhojme situaten me sukses.

Me tej zoti Basha vleresoi projektet dhe investimet infrastrukturore te bera gjate periudhes se muajve te meparshem ne ndertimin e kanaleve kulluese argjinaturave te mbrojtjes ne disa prej komunave te rrezikuara. Ndonese reshjet kane qene historike ku vetem ne pese dite kemi 100 litra shi per metra katror dhe megjithate situata ka qene ne teresi e menaxhuar dhe do te vazhdoje te menaxhohet - nenvizoi ai. Duke iu referuar periudhes ne vazhdim ku sipas informacioneve sinoptike pritet perkeqesim i motit Basha tha Rendesi ka qe ky menaxhim te behet ne bashkepunim te plote me komunitetin pa panik por me seriozitet dhe me gatishmeri totale pasi ndonese rendimi ka qene gradual nuk perjashtohet mundesia e nje precipitimi te shpejte sepse gjithcka varet nga kushtet atmosferike te cilat sic thashe parashikohen te jene te lagshta gjate te gjithe sezonit ne te gjithe Evropen.

Harta e permbytjeve

Pas permbytjes se Obotit Dajcit dhe Samrishtit dy dite me pare eshte fundosur nen uje edhe zona e Velipojes ne Shkoder nderkohe qe lokalet dhe banoret e rrezikuar po pergatiten per evakuime. Per shkak te prurjeve masive po kete dite eshte bere i pakalueshem dhe aksi nacional Shkoder-Velipoje. Banoret e permbytur vazhdojne ne situate kritike te tjere presin me ankth rrezikun qe i kercenon nderkohe qe shtabi i emergjencave forca te ushtrise dhe policia vazhdojne te jene ne gatishmeri per te perballuar situaten. Sipas autoriteteve vendore situata eshte teper kritike. Sipas tyre me shume se 1000 hektare toke te permbytur si dhe nje numer i madh banesash jane te rrethuara nga uji. Mesohet se kjo situate eshte jo vetem ne komunat problematike Ana e Malit Dajc se fundi dhe ne Obot por edhe ne rrethinat e qytetit te Shkodres. Kjo situate ka ngritur ne kembe strukturat vendore shtabet e emergjencave ndersa nga Tirana ka udhetuar zevendesministri i Brendshem Poni dhe specialiste te Emergjencave. Strukturat shteterore si ushtria dhe policia jane vene ne gatishmeri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›