E Shtunë, 31 Tetor 2026

Poezia e Moikom Zeqos tejkalon kufijtë e kohës

Moikom Zeqo dhe përkthyesi Wayne Miller

PIOTR FLORCZYK*

Libri poetik i Moikom Zeqos Unë nuk i besoj fantazmat, përkthyer nga poeti i shquar amerikan Wayne Miller, profesor i letërsisë botërore në Universitetin e Missurit, editor i revistës autoritative Pleyade(me bashkëpunëtor poetin tjetër të madh amerikan Kevin Prufer, njëkohësisht editor, përkthyes dhe botues të Antologjisë së Madhe Poetike Europiane në anglisht, ku përfshihen dhe poetë nga Shqipëria dhe Kosova), ka pasur jehonaë në revistat e specializuara amerikane për letërsinë. Ky libër konkurroi në konkursin e poezisë më të mirë botërore të përkthyer në Amerikë, duke arritur në finale si një nga librat më të mirë. Për këtë libër kanë shkruar ese Lizzie Huton, Sandra Beasley, Kevin Prufer, Stuart Friebert etj. Gjithashtu për librin është shprehur dhe poeti amerikan Charles Simic, si dhe Sean Thomas Dougherty. Gjithashtu është interesuar dhe ka shkruar një ese studimore edhe profesori e intelektuali i shquar në Universitetin e Pensilvanisë Piotr Florczyk. Kjo ese është pjesë e një shkrimi që përbëhet nga tri ese të Piotr Florczyk. Titulli lidhet me njohjen e Europës tjetër, synon të analizojë poezinë e poetëve që kanë jetuar në diktaturat komuniste të Europës Lindore. Konkretisht bëhet fjalë për poeten nga Bjellorusia, Valzhyna Mort, e cila është martuar me një amerikan dhe jeton sot në Virxhinia. Ajo reflekton ndjesitë nga vendi i saj në mënyrë kriticiste. Poeti tjetër është polak dhe quhet Tomascz Rozycki dhe ka lindur në vitin 1970 në qytetin Opole. Familja e tij ka lëvizur nga Ukrahina në Poloni gjatë Luftës së Dytë Botërore.        Ky poet sot është profesor i gjuhës dhe kulturës frënge në Universitetin e Opoles. Siç shihet, pikërisht në vitin 1970, kur Tomascz kishte lindur, poeti Moikom Zeqo botonte poezitë e tij që më pas u kritikuan ashpër nga Pleniumi i katërt i PPSH-së.  Për poezitë e tij që u quajtën hermetike, Moikom Zeqon që ishte redaktor në gazetën Drita, e dërguan si dënim për tre vjet rresht si mësues i thjeshtë në qytetin e vogël të Rrogozhinës. Nga të gjitha rrethanat e të tre poetëve, vetëm poeti shqiptar Zeqo i pati absolutisht më të vështira dhe të rrezikshme.  Po japim më poshtë tekstin e plotë të esesë që Piotr Florczyk ka shkruar për librin e Moikom Zeqos:
Për shumë amerikanë ideja e Europës Lindore rrallëherë zgjatet përtej disa stereotipave përkatës të një rajoni, që duket sikur mbart jo vetem një pakuptueshmëri historike, por edhe me trazira të shpeshta politike; megjithatë gjithnjë si një rajon me gjurmë kulturore të njëjta. Janë ato, jo ne, ose ato që themi ne. Por si mundemi ne ti kuptojmë ata njerëz që shkurtojnë zanoret, që pijnë shumë vodka ose raki kumbulle, apo që kanë jetuar me vite nën perden e hekurt komuniste? Milosz është ai që vuri në dukje faktin që askush nuk ka mundësi të zgjedhë vendin e tij të lindjes dhe përgjigjja ndaj fatit të secilit është një veprim natyral dhe i domosdoshëm. Kontributi i madh i Milosz-it tregon qartë mundimin e një njeriu që përpiqet të sqarojë kohën e zhurmshme në të cilën ai vetë jetoi.  Ai ishte në dijeni të rreziqeve që prisnin artistët, të cilët adresonin moralin apo flisnin për ccështje ekzistenciale përbrenda kufijve pa ajër të qeverive nazelie dhe represive. Ashtu si poezitë e Milosz-it, edhe veprat e shkrimtarëve si Ahmatova, Herbert, Holub, Venclova, Popa, Celan, Brodsky, Kocbek dhe Szymborska, janë të ndërtuara mbi trauma njerëzore dhe çmenduri, mbi një hi të lëvizur nga kundërshtimi i heshtjes së poetëve. Pavarësisht se sa të suksesshëm mund të ishin poetët, gjithsesi, përdorimi i artit të tyre në shpalosjen e zemrave, mendjeve, dhe dëshirave të shtypësve dhe të të shtypurve, është pak vështirë që nëpërmjet tyre të shihen shtetet ose popujt e Europës Lindore, si diçka ndryshe nga heronjtë, ose në shumë raste si viktima të fatit të tyre tragjik. Gjithashtu, nuk është aspak e çuditshme që disa amerikanë apo europiano-perëndimorë kanë hequr dorë nga përpjekjet për të kuptuar Europën Lindore, dhe ata përdorin termin ballkanizim në rastet kur një pjesë e jetës së tyre private pëson fragmentime masive, ndonëse përjashtojnë pastrimin e gjakshëm etnik të Jugosllavisë. Por, a është e drejtë ti vëmë faj poetëve, që i janë përgjigjur kohës së tyre dhe, që në mënyrë indirekte kanë influencuar kaq shumë që ne të kuptojmë kulturën e tyre? Pa dyshim, sepse pa kontributin e tyre, ne do të dinim akoma më pak në lidhje me ato kohë, dhe per atë që mund të mësojmë nga to. Kriticizmi kryesor mbi gjeneratën e vjetër të poetëve të Europës Lindore vinte nga brendësia e kulturave të tyre respektive. Gjenerata e re e poetëve, të shtuar nga revolucionet e viteve 1989-1992, refuzoi me vrull poetikën e frikësuar historike dhe filozofike të të pareve të tyre dhe mbështeti një poetikë pwrditshme dhe me nivel bisedimi, gjë që i jepte vlera individit. Padyshim, një ndryshim estetik i tillë nuk është një gjë e re; çdo gjeneratë e re lufton për deklasimin e paraardhësve të vet. Poetët e rinj, pjesa më e madhe e të cilëve e lindur në vitet 60, për shkak të ndyshimeve politike dhe sociale pas rënies së komunizmit dhe për pasojë të ardhjes së republikanizmit politik dhe të ekomonisë së tregut, përfaqësuan më shumë sesa një ndryshim të thjeshtë ciklik të gjeneratave. Në Poloni, për shembull, media dhe kritikët i dhanë shumë peshë poetëve të rinj (pavarësisht se tullumbaci i euforisë së atëherëshme tashmë është shfryrë), ndonëse shumë prej tyre argumentuan që poezia e re, në krahasim me atë që zëvendësoi, ka mungesë si në intelekt, ashtu edhe në vlerë mesianike. Të tjerë besonin që poetët e rinj e çliruan artin e tyre nga një pengesë e madhe. Pa dyshim që e vërteta gjendet diku në mes, siç është edhe rasti me tre poetët që do të diskutohen këtu. Po ravijëzoj shkurtimisht disa shënime kritike për vëllimin poetik Nuk u Besoj Fantazmave të Moikom Zeqos, botuar në SHBA. Libri, përkthyer nga Wayne Miller, që është vetë një poet i talentuar, ka 160 faqe dhe kushton 21.95 dollarë. Në rastin e poetit shqiptar Moikom Zeqo, kërkimi është shprehur figurativisht, sidoqoftë zanafilla gjendet në realen. Përdorimi i metaforës nga Zeqo është mburojë ndaj shtypjes së komunizmit dhe elitës diktatoriale. Pavarësisht se kjo mund të tingëllojë si shmangie, sidomos për ata qe kanë lexuar shkrimet e Wayne Miller mbi historinë kulturore të Shqipërisë dhe situatën politike, vendimi i poetit për të shmangur pasqyrimin real të vendit të tij, duhet të shihet me këtë sy. Të gjitha të ashtuquajturat vendet e Evropës Lindore kanë kaluar periudhën artistike ku realizmi socialist shihej si drejtimi estetik sundues dhe mënyra e dëshiruar e shprehjes artistike. Çdo devijim nga vija zyrtare vijohej nga censurimi ose dënim më i rëndë. Arti në vetvete ishte ndarë ndërmjet artistëve zyrtarë dhe disidentëve. Herë pas here këto dy grupe përplaseshin me njëri-tjetrin, sidoqoftë situata të tilla nuk zgjatnin aq sa të kishin ndonjë ndikim në ideologjinë kombëtare. Ishte gjatë një momenti të tillë kur Zeqo filloi të shkruante Meduzën, një përmbledhje me njëqind e pesëdhjetë e dy poezi, që doli nga shtypi nga mesi i viteve 1990-të. Vëllimi Nuk u besoj fantazmave përmbledh gjashtëdhjetë e shtatë poezi më të mirat dhe të përkthyeshmet të krijimtarisë poetike të autorit ndërmjet viteve 1971-74. Miller i ka organizuar poezitë kronologjikisht, ku çdo vit përbën një seksion, me shpresën që çdo poezi e zgjedhur të krijojë një atmosferë dialogu me përzgjedhjet e tjera. Përgjithësisht kjo atmosferë është e dukshme, sidoqoftë pyetja se si duhet lexuar një libër i tillë të ngacmon vazhdimisht, dhe fakti që poezitë janë shkruar rreth 30 vjet më parë e bënë përgjigjen akoma më të vështirë. Shpesh l

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›