E Shtunë, 31 Tetor 2026

Poezia e Shehut në Portugali

Nga Express më 15 shtator 2011 në ora 19:16

Pas përfaqësimit të krijimtarisë së tij në disa antologji poetike në gjuhën angleze, Fahredin Shehut i është botuar një libër në Portugali. Bëhet fjalë për librin “Christaline Echos” (Jehona e kristaltë), që është një përmbledhje me poezi, e botuar nga shtëpia botuese Corspos Editora.

Libri është botuar në formatin tradicional dhe si e-book. Ky nuk është libri i parë i Shehut në gjuhën angleze. Shehu ka qenë pjesëmarrës nga Kosova në Festivalin ndërkombëtar të poezisë në Lodeve të Francës, e së fundmi edhe në Festivalin ndërkombëtar të poezisë në Strugë. Studiues i trashëgimisë botërore fetaro-mistike dhe i artit teurgjik, shkrimtari Fahredin Shehu deri tash ka botuar librat e poezive e të prozave “Nun”, “Shumësi të padukshme”, “Nektarina”, “Elemental 99” dhe “Kun”.

Nga Lëvizja Poetas del Mundo (Poetët e Botës), shkrimtari Fahredin Shehu është shpallur ambasador i saj që përfaqëson Shqipërinë, respektivisht poezinë shqipe zyrtarisht në këtë lëvizje.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›