Rrëfehet Dritan Dajti: Në Durrës kisha 150 mijë euro me vete, do ia jepja dikujt
TIRANE-Në këto ditë përvëluese të gushtit, Dritan Dajti “nxeh” dhe më shumë temperaturat, teksa vijon me akuzat e rënda ndaj eksponentëve të caktuar në radhët e Policisë së Shtetit.
Përmes një intervistë për “GSH”, i akuzuari si autor i masakrës së 7 gushtit 2009 në Durrës, ku në katër minuta u ekzekutuan katër oficerë të skuadrës speciale operacionale, nuk ndalet teksa rrëfen të tjera ‘sekrete’ nga kutia e tij e Pandorës. Ndërsa janë mbushur plot katër vite nga dita kur ndodhi masakra e Durrësit, Gjykata e Krimeve të Rënda duhej ta kishte firmosur verdiktin e saj për të pandehurin, por nuk ka ndodhur aspak kështu. Dritan Dajti vazhdon të luajë ‘ping-pong’ me drejtësinë. Njeriu që duket se ka një “as” nën mëngë dhe mban të lidhur pas vetes drejtësinë, tregon se mbahet në burg nën masa të rrepta sigurie, edhe pse nuk i përgjigjet direkt pyetjes nëse ka një plan për t’u arratisur. Më tej, ai nuk heziton të sulmojë sërish zyrtarët e policisë, teksa shprehet se janë asgjësuar të gjitha përgjimet e celularit të tij, teksa jetonte në arrati. I pyetur për lidhjet e tij të mundshme me zyrtarët e lartë të policisë dhe ndihma që i vinte prej tyre gjatë shtatë viteve në arrati, Dajti thekson se: “Sapo gjykata të më japë këto përgjime, unë do t’i vë në dispozicion të mediave këto prova, që dhe ju ta shuani përfundimisht kureshtjen se me cilin person kam pasur unë lidhje”.
Per me shume lexoni sot Gazeta Shqiptare
Më 7 gusht 2009, skuadra speciale operacionale ndërhyri për t’i vënë prangat Dritan Dajtit, shumë i kërkuar nga policia, pasi në 2003-shin ishte arratisur nga ambientet e Gjykatës së Tiranës, teksa gjykohej për vrasje.
Mes të shumëkërkuarit dhe policisë pati shkëmbim zjarri e për pasojë gjetën vdekjen katër oficerë: Fatos Xhani, Saimir Duçkollari, Kastriot Feskaj e Altin Dizdari. I vrarë mbeti dhe Ledion Mara, që ndodhej në një makinë me të kërkuarin Dajti, ndërsa ky i fundit u plagos.
Dritan Dajti u vu në pranga dhe pak muaj më vonë prokuroria dërgoi në Gjykatën e Krimeve të Rënda dosjen penale ndaj tij. Edhe pse kanë kaluar katër vite prej ditës kur ndodhi masakra e Durrësit, ende gjykata nuk ka dhënë një vendim për të pandehurin Dritan Dajti.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)