E Enjte, 5 Nëntor 2026

Pogba: Pas Covid, nuk mund të vrapoja më! Tani po kthehem

Pas një periudhe shumë të komplikuar, mes stolit dhe përjashtimeve, Paul Pogba në ndeshjen e fundit, atë kundër West Ham është rikthyer në rolin e titullarit, madje duke shënuar dhe gol. Mesfushori francez, në një intervistë shpjegoi se kishte ndjerë efektet e COVID në periudhën e fundit: “Nuk ndihesha më vetja, ia thoja këtë përgatitësit atletik në çdo seancë stërvitore. Ndihesha I lodhur, lodhesha në mënyrë të shpejtë dhe më merej fryma. U përpoqa, por nuk mundesha. Ia thashë edhe trajnerit. Vendosëm të provonim që në fillim për të parë se si po shkonte, por unë nuk mund të vrapoja, u ndjeva i mbytur. M’u desh një kohë e gjatë për tu rikthyer në të qenit konkurrues”, shpjegoi ish-juventini, i cili tani është shumë më mirë: “Tani ka një diferencë të madh. Po gjej ritmin tim. Ndihem shumë më mirë, ndjeva se mund ta kontrolloja lojën, ta mbaja topin. Kjo është ajo që më pëlqen tek vetja ime”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›