Tottenham fiton derbin me Arsenal, vendosin Kane e Son

Tottenham ka arritur të mposhtë 2-0 Arsenalin në derbi, ku gjithçka është vendosur nga dueti Kanë-Son, që vazhdojnë të tregojnë formën e tyre të shkëlqyer. Tri pikë të rëndësishme për formacionin e drejtuar nga portugezi Mourinho që e sheh veten në vend të parë në Premier League. Goli i parë ëshstë shënuar në minutën e 13-të të takimit, me Kane që nis një top për Son, i cili pasi ka përshkuar metra të tëra, ka goditur në mënyrë spektakolare duke zhbllokuar rezultatin, 1-0. Në fundin e pjesës së parë, e njëjta histori, por kësaj radhe ndryshohen rolet, Son nxjerr në pozicion shënimi sulmuesin Kane, i cili me të majtën e tij nuk fal, 2-0.
Topçinjtë përpiqen të reagojnë në fillim të pjesës së dytë, me një shkëputje në qendër të zonës nga Aubameyang, pas një krosimi të Tierney nga e majta: topi përfundon pak mbi traversë. Lloris ngroh dorezat në minutën e 68-të, kur një goditje e fortë me kokë nga Lacazette dërgohet për një goditje nga këndi nga portieri i Spurs. Sidoqoftë, këto përpjekje rezultojnë të pafrytshme për të rihapur derbin e Londrës. Tottenham arrin të menaxhojë me kokëfortësi avantazhin e dyfishtë deri në sinjalizimin e fundit.