E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pogradec- Falsifikonin karmonedha, arrestohen

 

Policia e Pogradecit ka ndaluar sot tre persona, pasi kanë tentuar t'i japin një shitësi ambulant 4 copë kartmonedha të prerjes 1000 lekë të reja të falsifikuara. Të ndaluarit me inicialet A.P 16 vjeç, K.G 19 vjeç dhe M. K 18 vjeç janë kapur në fshatin Çërrave teksa kryenin veprën penale. Mësohet se të lartpërmendurit kishin tentuar edhe më parë të vinin në qarkullim kartmonedha të falsifikuara nëpër pikat ambulante. Ndaj tyre janë kryer të gjitha procedurat e masës së arrestit, akuzohen për venien në qarkullim të kartmonedhave të falsifikuara dhe policia po punon për zbardhjen e çështjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›