CEZ: Remonte nga ora 9:00-15:00, pa energji disa qytete të vendit
Tiranë- Kompania e shpërndajres CEZ ka lajmëruar se që prej orës 09:00 deri më 15:00 të ditës së sotme do të ketë shkëputje të energjisë elektrike në disa qytete të vendit dhe në kryeqytet.
Kështu, sipas njoftimit të CEZ-it, në Tiranë, do të ketë ndërprerje në rrugën “Muhamet Gjollesha” ndërsa në zonën e Zogut të Zi është ndërprerë për shkak të një defekti.
Në Golem: në fshatart Golem dhe Seferaj.
Në Rubik, në Rrëshen, qytetin e Shkodrës pjesërisht. Në Vlorë në fshatrat: Dukat, Rradhimë, Tragjas. Divjakë në fshatin Uznovë dhe në Berat. CEZ njofton se në këtë fashë orari do të kryhen të gjithë remontet.