E Diel, 1 Nëntor 2026

Skandali i trojeve, lirohen zyrtaret e Hipotekes

Vlore- Operacioni "Fillimi i vjeshtes", kthehet ne nje "dimer" te acarte per Prokurorine e Vlores. Gjykata shpall te paligjshem, arrestimin e drejtorit te Hipotekes ne rreth, ish-juristit te institucionit dhe te dyshuarit per perfitimin e truallit ne menyre abuzive. Vendimi i gjykates qe ka liruar dje tre te dyshuarit duke dhene masa me te buta, eshte bere objekt debati mes prokurorit te rrethit,(perfaqesues i ceshtjes) Sokol Malaj dhe gjyqtarit drejtues te seances se sigurise, Thoma Nika. Pasi prokurori kerkoi ndryshimin e gjyqtarit, edhe perfaqesuesi tjeter, Fuat Muka, i dha te drejte kolegut Nika per te vazhduar. Ne fund te seances, te shoqeruar me tension, u dhane masat "detyrim paraqitje" per drejtorin e Hipotekes, Edmond Banushi, i cili u mbrojt vete dhe "arrest shtepie" per ish-juristin Viktor Kulaj dhe biznesmenin Oart Begaj. Gjyqtari Nika, argumentoi se te ndaluarit nuk perbenin rrezikshmeri per ceshtjen dhe se ishin kryer gabime teknike, te korrigjueshme dhe jo abuzive. Por prokurori Malaj, serviri nje sere provash me dokumente, ku flitej per nje regjistrim te prones publike, ne truall privat ne kohe rekord me firmen e Banushit. Ky i fundit mohoi te kishte lidhje me ceshtjen apo te kishte njohje me Begajn. Hetimet per kreun e Hipotekes kane filluar, duke marre shkas pas denoncimit te bere nga nje qytetare per nje pallat dhe distancat qe nuk jane respektuar. Duke iu referuar nje siperfaqe prej 611 metra katrore, prokurori tha gjate mases se sigurise se eshte arritur te provohet se nga ana e kreut te ZRPP-se Vlore, nje prone shteterore eshte kthyer ne prone private me vulen e vene nga Hipoteka, pavaresisht se nje gje e tille nuk ishte e bazuar ne dokumentacionet e duhura. Per rastin ne fjale eshte nxjerre vertetim pronesie nga Hipoteka, duke shkelur shume procedura, si distancat ne ndertimin e pallatit te bere me dokumente te falsifikuara. Ndaj te dyshuarve jane ngritur akuzat e "shperdorimit te detyres" dhe "falsifikimit".

Ornela Hila


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›