Vlorë, 75-vjecarja i shpëton mrekullisht zjarrit në banesë
VLORË- Një e moshuar në qytetin e Vlorës u ka shpëtuar mrekullisht flakëve që përfshinë sot banesën e saj. Ngjarja ka ndodhur ne vendin e njohur si ish Gjyqi i Vjetër në lagjen ‘28 nëntori’. Zjarri u aktivizua ne katin e dytë të një banese, ku jetonte e vetme 75 vjecarja Arikli Kruta.
Ajo është arritur të shpëtohet në kohë, me vetëm disa plagë të marra në pjesën e fytyrës. E moshuara ka dëshmuar se një shkëndije elektrike solli shpërthimin e kaloriferit e më pas përhapjen e flakëve në një prej dhomave të banesës. Ndërsa sipas policisë, zjarri dyshohet të ketë ardhur si pasojë e pakujdesisë së 75- vjecares në momentin që ajo ka vendosur në punë kaloriferin.
(el.me/news24/BalkanWeb)