Pogradec, arrestohet për vjedhje
Arrestohet në flagrancë një 50-vjeçar në Pogradec, për veprën penale Vjedhje e mbetur ne tentative. Bëhet fjalë për shtetasin Hiqmet Kuqo, pasi ka tentuar për të vjedhur disa mjete pune në ambjentet e brëndshme të baneses se shtetasit Minir Xhyra, në fshatin Bucimas-Pogradec.
Pas sinjalizimit të vjedhjes, mes dy personave ka nisur konfliktimi, ndërsa arma e gjahut tip Teke te cilen e kishte ne dorë shtetasi Xhyra është shkrehur dhe për pasojë, ka mbetur i plagosur në kembën e majtë autori i vjedhjes.
Mësohet se menjëherë pas ngjarjes, ai është dërguar ne spitalin civil të Pogradecit, për të marrë ndihmën mjekësore ndërsa ndodhet jashte rrezikut për jeten.
Ndërkaq, për pronarin e banesës, 48-vjeçarin Minir Xhyra, po ndiqet penalisht në gjëndje të lirë për veprën penale të Plagosjes së rëndë me kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme.