Rexhepi: Policia nën masa të plota
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Bajram Rexhepi, edhe njëherë paralajmëron lëvizjen Vetëvendosje sa i takon protestave të tilla, se reagimi i policisë do të jetë si ai i datës 14 janar.
Bajram Rexhepi, në një intervistë dhënë për gazetën Epoka e Re, ka deklaruar se lëvizja e lirë e qytetarëve dhe të mirave materiale, do të jetë e garantuar në një shtet ligjor dhe funksional.
Qëndrimi i Policisë së Kosovës është i njëjti, kështu siç kemi vepruar më 14 janar. Vetëvendosje! mund të përdorë metoda të tjera politike. E ka Kuvendin e Kosovës për ti paraqitur veprimet. Nëse vazhdon kështu, Policia e Kosovës do ta kryejë punën e vet. Lëvizja e lirë e qytetarëve dhe të mirave materiale do të jetë e garantuar në një shtet ligjor dhe funksional. Këtë edhe do ta bëjmë, ka deklaruar Rexhepi .
Në lidhje me vendimin për reciprocitet të Kuvendit të Kosovës, Rexhepi ka thënë se kjo është çështje politike.