Këshilli Konsultativ i Biznesit diskuton dy projektligje të reja

Ligji për Tregun e sigurimeve dhe Tatimin mbi vlerën e shtuar pritet që ti nënshtrohen ndryshimeve thelbësore. Gjatë diskutimit të këtyre drafteve me Këshillin Konsultativ të Biznesit zv.Ministri, Alfred Rrushaj, kanë si synim rritjen e tregut të sigurimeve në vend dhe mbështetjen e bizneseve.
I pranishëm në këtë tryezë të biznesit, Gjergji Gjika, kryetari i Dhomës së Fasonistëve kërkoi shfuqizimin e disa neneve në draftin për TVSH-në, nene të cilat rëndojnë industrinë fasone.
Pas dëgjimit të kërkesave të biznesit do të vendoset edhe për ndryshimet në këto ligje.