Pogradec braktis foshnjen ne bunker bie ne pranga

Nje foshnje dy diteshe eshte gjetur e braktisur pasditen e sotme ne nje bunker ne qytetin e Pogradecit. Sipas deshmitareve foshnja i perket races se bardhe dhe eshte mashkull. Fillimisht eshte bere e ditur se bebja ne fjale ka qendruar ne bunker rreth 3-4 ore derisa te qarat e saj kane shqetesuar kalimtaret.
Policia ka vene ne pranga shtetasen V.Denkollari e cila ka pranuar braktisjen e femijes. Por sipas Denkollarit ajo e ka lene ate vetem per nje ore dhe se do rikthehej ne bunker qe ta merrte serisht.
E ndaluara V.Denkollari mesohet ta kete pasur femijen ne fjale me te dashurin e saj. Pikerisht kjo mendohet te kete qene arsyeja e braktisjes se femijes. Burime nga spitali i Pogradecit bejne me dije se foshnja fatmiresisht eshte ne gjendje te mire shendetesore.
Redaksia Online