Pogradec, eksploziv në katin e tretë të një pallati, policia nis hetimet
POGRADEC - Një sasi tritoli ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të sotëm në një pallat, në lagjen numër dy të qytetit të Pogradecit. Sipas policisë lokale, sasia e eksplozivit është vendosur në shesh pushimin e pallatit, në katin e tretë. Si i pasojë e shpërthimit janë dëmtuar 3 apartamentet e të njëjtit kat. Banorët thonë se dëmet materiale janë të shumta, ndërsa janë terrorizuar prej shpërthimit.
Sipas policisë, e cila ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, dyshohet se vendosja e sasisë së lëndës plasëse ka motive hakmarrjeje. Sipas të njëjtave burime, dyshohet se shënjesta e këtij sulmi ka qënë 40-vjeçari Ledjon Isallari, person i njohur me precedent penal i cili banonte në katin ku u vendos eksplozivi.
Ledjon Isallari konsiderohet si kontigjent i njohur për policinë e Pogradecit, pasi ka qenë disa herë i dënuar për veprën penale të “vrasjes së mbetur në tentativë” dhe “armëmbajtjes pa lejë të armëve dhe municioneve luftarake”.
(er.nu/E.Skenderasi/BalkanWeb)