Basha nderohet në Londër me “Freedom of the City of London”
LONDER - Në një ceremoni të veçantë, të zhvilluar në Mansion House, rezidenca zyrtare e Lord Mayor, Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, iu dha titulli i nderit Qytetar i Lirë i Londrës nga Lord Mayor, Alderman Roger Gifford i cili është Lordi i 685-të në detyrë.
Siç u tha në ceremoninë e nderimit, është historikisht politikani më i ri që e merr këtë titull dhe shqiptari i parë që nderohet me këtë çmim në Londër. Basha iu dorëzua pllaka e njohur si “Liria e Londrës” ku janë gdhendur mjeshtërisht “Rregullat e qytetit” të cilat janë formuluar që në shekullin XVIII. Basha është qytetari i parë shqiptar që merr këtë titull honorifik kaq të rëndësishëm, me të cilin janë nderuar figura të shquara të jetës politike, diplomacisë, shoqërisë, kulturës botërore.
Nënkryetarja e Bashkisë së Londrës Baroness Borëick tha: “Mendoj se ceremonia ishte vërtet e shkëlqyer dhe tregon rëndësinë që ka për të dy vendet interesat që të dy vendet ndajnë sa i përket biznesit, kulturës apo fushave e mundësive të tjera, ndaj mendoj se jemi shumë krenarë të mirëpresim kryebashkiakun e Tiranës, pjesëtarin më të ri “Qytetarit të Lirë të Londrës” dhe duke shpresuar që ai të shijojë qëndrimin në Londër pasi mendoj se ka punë të tjera dhe evente të tjera sociale që e presin, në emër të Kryetarit të Bashkisë së Londrës ne jemi shumë të kënaqur ta mirëpresim atë në “Qytetar i Lirë të Londrës”
Ceremonia u ndoq nga një drekë zyrtare ku morën pjesë përfaqësues të trupave diplomatik të vendeve të Evropës dhe më gjerë, të akredituar në Britaninë e Madhe, anëtarë të Dhomës së Lordëve, i Deleguari për Britaninë i Urdhrit të Kostandinit, z. Anthony Bailey, OBE dhe bashkëshortja e tij Sh. Princesha Marie-Therese von Hohenberg e Austrisë, zv/Kryetarja e Bashkisë së Londrës, Lady Borëick, antarë të Këshillit bashkiak, si dhe figura të njohura të komunitetit shqiptar në Britani e miq britanikë të Shqipërisë nga bota e biznesit, financës, kulturës, fesë, politikës.
Kryerbashkiaku Basha e ka konsideruar marrjen e këtij titulli si një privilegj për të por edhe për kryeqytetin shqiptar.
“Së pari është një nder i madh, jo për mua si kryetar i Bashkisë por për qytetin dhe Bashkinë e Tiranës dhe e konsideroj si një përgjegjësi të madhe pasi vetë marrja e këtij titulli dëshmon për një shkallë të re të njohjes dhe vlerësimit për kryeqytetin tonë, për Tiranën por edhe për Shqipërinë e shqiptarët- u shpreh Basha.
Për Kryebashkiakun Basha, kjo është një mundësi e madhe për kryeqytetin shqiptar, për të tërhequr investitorë të rëndësishëm që operojnë në Londër.
“Në këtë pikëpamje, vëmendja që qyteti i Tiranës ka marrë sot përmes kësaj ceremonie është një kapital i çmuar për të drejtuar sytë e kapitalit britanik dhe në fakt kapitalit botëror që i thotë City of London, shtëpia e vet, tek Tirana, tek mundësitë që Tirana ofron, mundësitë që Shqipëria ofron për investime në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë, me potenciale të jashtëzakonshme dhe mundësi të jashtëzakonshme dhe natyrisht përmes investimeve, zhvillimit ekonomik e krijimit të vendeve të punës si një prioritet kryesor imi si kryebashkiak” – theksoi Basha.
Dhënia e titullit të Lirisë së Londrës është një nga ceremonitë më të vjetra që i kanë mbijetuar historisë shekullore të këtij qyteti. Ky titull, i dhënë për herë të parë në vitin 1237, mbetet akoma sot një simbol i gjallë i kryeqytetit britanik. Z. Basha ishte i ftuar nderi i darkës zyrtare të organizuar nga Lord Mayor of the City of London në pallatin historik Guildhall, ku dhe iu urua zyrtarisht mirëseardhja si “Qytetar i Lirë i Londrës”.
Në këtë darkë mbajtën fjalën e tyre Mario Draghi, Presidenti i Bankës Qendrore Evropiane dhe Ministri britanik për Evropën David Lidington. Pjesë e axhendës së këtij evenimenti ishte edhe koncerti ku u luajt simfonia Nr. 9 e Beethovenit në Katedralen e Shën Palit. Gjatë qëndrimit në kryeqytetin britanik, Kryebashkiaku Basha u prit në një takim nga drejtoresha për Evropën në Ministrinë e Jashtme si dhe nga zyrtarë të Partisë Konservatore të Kryeministrit David Cameron. Kreu i Bashkisë Lulzim Basha mori pjesë edhe në një darkë, ku të ftuar ishin anëtarë të kabinetit qeveritar dhe deputetë të Parlamentit britanik.
(BalkanWeb)