E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: PS zotime konkrete, Berisha muhabete e përralla në televizion

VLORE – Gjatë një takimi të zhvilluar sot në Vlorë, kryetari i PS-së, njëkohësisht kryesues i listës së kandidatëve socialistë në qarkun e Vlorës, u zotua përpara qytetarëve se pas 23 qershorit qeverisja e majtë do t’i japë fund, asaj që ai e cilësoi si braktisje dhe përbuzje të qeverisë ndaj këtij qarku.

“Zotohemi solemnisht papara jush se kjo braktisje që e turpëron qeverinë e Tiranës, kjo harresë qe e turpëron qeverinë e Tiranës, kjo përbuzje që e turpëron qeverinë e Tiranës. Braktisje, harresë dhe përbuzje që duket në çdo metër të lumit të Vlorës, të një historie të paharrueshme dhe të lavdishme, do të marrë fund në 23 qershor. Unë e di që këtu në këtë zonë, me shumë histori, me shumë burra e gra të mençur dhe punëtorë, nuk ka vetëm socialiste, por edhe familje që vijnë nga një histori e ndryshme dhe që besojnë tek e djathta. Atyre dy fjalë dua tu them, si ka mundësi që votoni akoma Saliun që ju ka kthyer kurrizin dhe ju ka lënë në një gropë nga ku nuk mund të dilni dot kurrë me Saliun, por vetëm me PS dhe me ne të gjithë”- u shpreh Rama.

(vijon)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›