E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përplasja/Peshkatarët përzënë Ramën: Nuk na e bëtë portin. Rama: Ju i keni anijet e shkatërruara

25-05-2013 / Gazeta 55

Edi Rama përhapi lajmin dje se ka zhvilluar një takim me shoqatën e peshkatarëve në Durrës, ku prej të cilëve kishte marrë sugjerime dhe kishte premtuar lehtësira në ushtrimin e aktivitetit të tyre. Por, ajo që konstatohet është se në këtë takim vetëm peshkatarë që s’ka pasur. Peshkatarët nuk kanë qenë të njoftuar. Rastësisht shkon kryetari i organizatës së menaxhimit të peshkimit dhe i është drejtuar duke i thënë: “Përse vini këtu kur ju nuk bëtë portin e peshkimit”?
I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryetarit të Bashkisë së Durrës, Vangjush Dako - por është zënë në befasi nga kryetari i shoqatës së peshkatarëve i cili i është drejtuar në mënyrë direkte duke e bërë përgjegjës për bllokimin e ndërtimit të portit – çka ka penguar peshkatarët në ushtrimin e aktivitetit të tyre. “Si mund ta lëmë portin kur ne kemi investuar gjithë jetën në këto anije dhe ju po na i shkatërroni duke mos ndërtuar portin”- ka theksuar kryetari i shoqatës së peshkimit. Por, e paimagjinueshme ka qenë ndërhyrja e kreut të PS, Edi Rama i cili i është drejtuar kreut të shoqatës së peshkatarëve, duke fyer punën e tyre – dhe njëherazi ka guxuar deri aty sa i ka quajtur, mjetet e tyre të punës, me të cilat mbajnë familjet, anijet si të shkatërruara. “Ju anijet të shkatërruar i keni”- ka qenë deklarata e “rilindësit” të socialistëve. Kuptohet se interesi i tij nuk është zhvillimi i biznesit të peshkimit pasi i kujtojnë “ngjalat”, por në tërësi, në gjithë qenien e tij, ai është armik i biznesit.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›