E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pogradec, gjendetnë kazanin e pehravenjë bebe e gjallë

POGRADEC-Sot në orët e para të mëngjesit është gjetur një bebe e sapolindur në kazanët e plehrave të qytetit në qender të Pogradecit. TVNews24 mëson se foshnja e seksit femër u gjet nga një pastruese e rrugëve të qytetit e cila u është afruar kazanëve sapo ka dëgjuar një të qarë bebeje. E alarmuar, pastruesja e dërgoi foshnjën menjëherë në maternitetin rajonal të qytetit.
Mjekët pediatër konstatuan se foshnja mund të jetë lënë në kazanë e plehrave rreth orëve të vona të natës. Ata vlerësojnë se është një mrekulli që foshnja është ende gjallë dhe nuk është marrë nga makinat e plehrave për tu derdhur në zonat jashtë qytetit. Gjendja e mirë e foshnjës mendohet se është favorizuar dhe nga temperaturat e larta që kanë mbizotëruar këto ditë në qytetin e Pogradecit.

Foshnja aktualisht ndodhet në maternitetin e qytetit ku mjekët po kujdesen për gjendjen e saj shëndetësore. Ndërkohë policia e këtij qyteti ka nisur menjëherë hetimet për gjetjen e prindërve të mundshëm të bebes që u braktis pa mëshirë në kazanët e plehrave.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›