Pogradec, gjendet i vdekur një 40-vjeçar, policia heton shkaqet
Një 40-vjeçar është gjetur i pajetë në bodrumin e një pallati në qytetin e Pogradecit. Policia lokale bëri të ditur se viktima, Festim Gorka, rreth 40 vjeç, është gjetur i pajetë nga administratori i një pallati në lagjen numër 1 të qytetit.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme dhe policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes së Gorkës. Nga verifikimi paraprak i kufomës është vënë re një plagë e madhe në kokë, që dyshohet se është bërë shkak për vdekjen e 40-vjeçarit, baba i një vajze.
Grupi hetimor ka përjashtuar pistën e vetëvrasjes, dhe hedh dyshime mbi një vdekje aksidentale, ose mbi një vrasje të mundshme. Viktima njihej si konsumues i alkoolit.
15 tetor 2012 (gazeta-Shqip.com)
Pogradec, gjendet i vdekur një 40-vjeçar, policia heton shkaqet burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip