E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pogradec, gjendet pas dy ditësh i vdekur në mal 67 vjeçari

Zbulohet një kufomë në një mal të Pogradecit, teksa identifikimi i policisë ka rezultuar se ajo i përkiste shtetasit Xhafer Bufi, banor i fshatit Krickovë në rrethin e Pogradecit. Burri kishte shkuar dy ditë më parë në mal për dru, por nuk është kthyer ashtu si ditët e tjera në shtëpi. Vonesa e pazakontë ka detyruar familjarët të njoftojnë policinë e Pogradecit, madje të kërkojnë ndihmë te kjo e fundit për të gjetur të afërmin e tyre. Megjithë kërkimet e vetë familjarëve dorëzimi i tyre ka qenë i shpejtë, pasi hapësira ku ata mund të gjenin të afërmin e tyre në mal ka qenë shumë e madhe. Policia nga ana e saj ka nisur kërkimet, ndërsa personi ende nuk ishte shpallur i zhdukur pres saj. Vetëm pas më shumë se 48 orëve është gjetur i vdekur trupi i pajetë i Bufit. Kanë qenë disa barinj që e kane gjetur atë të vdekur  rreth orës 11: 00 të ditës së djeshme në malin e Rëmenjit. Burri ishte i vdekur në mal i vetëm dhe me një çantë të vogël që e kishte me vete. Pas veprimeve të para hetimore dhe identifikimit të kufomës nga djali i viktimës, ai iu është dorëzuar këtyre të fundit. Nga burimet zyrtare të policisë lokale mësohet se 67 vjeçari që kishte shkuar në mal për dru mund të jetë rrëzuar nga mushka, rrëzim i cili i ka shkaktuar hemorragji të brendshme duke e lënë të vdekur në vend. Mungesa e ndihmës mjekësore në momentin e duhur e ka çuar drejt vdekjes Xhafer Bufin banor i fshatit Kerickovë në zonën e Mokrës në Pogradec.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›