E Diel, 1 Nëntor 2026

MASH shpall konkurrimin publik për tekstet e huaja në shkollat shqiptare

Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall konkurrimin publik për përzgjedhjen e shtëpive botuese që do të prodhojnë dhe shpërndajnë tekste të huaja në gjuhë të huaja në shkollat shqiptare. Komisioni i Miratimit të Teksteve Shkollore pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës shpall konkurrimin publik për shtëpitë botuese që do të dëshirojnë të prodhojnë dhe shpërndajnë në shkollat shqiptare për vitin shkollor 2009-2010 tekstet e huaja, të gjuhëve të huaja nga klasa e tretë deri në klasën e dymbëdhjetë. Burime zyrtare pranë MASH bënë të ditur se afati kohor për hapjen e ofertave me tekstet përkatëse në konkurrimin publik do të jetë data 9 qershor 2009, ora 10: 00 në MASH, në sallën e mbledhjeve. Oferta dhe të gjithë dokumentet e kërkuar (përveç tekstit i cili duhet të jetë në gjuhën përkatëse të huaj) duhet të përgatiten në gjuhën shqip. Për informacione të mëtejshme rreth paraqitjes së ofertave të interesuarit ti drejtohen Komisionit të Miratimit të Teksteve Shkollore pranë MASH ose të vizitojnë faqen e internetit të MASH www.mash.gov.al.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›