E Diel, 1 Nëntor 2026

Pogradec, gjendet trupi i pajetë i një femre

POGRADEC- Një kufomë e seksit femër, ende e paidentifikuar eshte gjetur ne buze te liqenit te Pogradecit.

Sipas te dhenave te para, kufoma eshte gjetur nga kalimtare te rastit ne oret e vona te se premtes. Mendohet qe ajo te jete diku e moshes 25-30 vjeç, por nuk ka shenja qe mund te bejne per momentin identifikimin e saj.

Kalimtaret e rastit qe e kane pare, kane njoftuar menjehere policine dhe trupi i pajete i eshte percjelle me pas morgut, per ekzaminimet e rastit.

Nga konstatimet e para është arritur në konkluzionin se nuk ka shenja dhune në trup, dhe mendohet se mund të jetë vetëmbytur. Por, gjithcka pritet te zyrtarizohet pas fjales se fundit te ekspertizes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›