Dita e 6 e grevës, rëndohet gjendja e minatorëve
BULQIZE- Grevistet e Bulqizes kane shfaqur probleme me gjendjen shendetesore, qe sipas tyre sa vjen e rendohet. Situata paraqitet kritike per disa prej tyre, nderkhe qe greva e urise ka hyre sot ne diten e saj te 6-te.
Vetem dje dy prej minatoreve jane derguar ne spital per te marre ndihmen mjekesore, nderkohe qe ata insistojne me kerkesen per pranine e nje mjeku per t’i mbajtur nen kontroll.
Dhjetë minatorët vazhdojne te qendrojne te ngujuar ne një godinë pranë kompanisë ACR, dhe jashte ketyre ambienteve vazhdojne protesten mbeshtetese dhjetera te tjere, familjare e kolege te tyre.
Mengjesin e sotem protestuesit i jane drejtuar portës kryesore të ACR dhe kanë deklaruar se nuk do të lejojnë policinë dhe punonjësit të futen në firmë, në mënyrë që firma të reagojë për zgjidhejn e situatës.