E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha takon zv.sekretarin e shtetit në SHBA Bërns

Berisha-Burns

Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha gjatë qëndrimit në New York ka zhvilluar një takim me zv.sekretarin e shtetit në SHBA, William Bërns.

Zyrtari amerikan ka inkurajuar kreun e qeverisë shqiptare për ndërmarrjen e reformave ndërsa Berisha nga ana e tij ka cilësuar si arritje kthimin e opozitës në parlament.

Zv.sekretari Bërns duke vlerësuar kontributin e  Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit, si dhe rolin e Shqipërisë në rajon dhe në mënyrë të veçantë në lidhje me Kosovën, ka shtuar se SHBA vazhdon të bëjnë gjithçka për njohje të reja të pavarësisë së saj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›