Kërkesa e Palestinës, OKB: Diskutohet të hënën
Kombet e Bashkuara njoftuan se do ta diskutojnë kërkesën e palestinezëve për njohjen e shtetit palestinez gjatë ditës së hënë.
Presidenti palestinez, Mahmud Abas, i dorëzoi të premten sekretarit gjeneral të OKB-së, Ban Ki Mun, një letër me të cilën formalisht kërkohet anëtarësimi i plotë në OKB.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, deklaroi se vetëm bisedimet direkte ndërmjet palëve do të mund ta sillnin paqen e qëndrueshme.
Si përpjekje për të shmangur përplasjet në Këshillin e Sigurimit, katërshja ndërmjetësuese për Lindjen e Mesme, kërkoi kthimin në tryezën e bisedimeve brenda katër javëve, artitjen e progresit substancial brenda gjashtë muajve, ndërsa arritjen e një marrëveshjeje brenda një viti.
Abas, kërkesë në OKB: Pranoni Palestinën
Udhëheqësi palestinez Mahmud Abas ka paraqitur kerkesen e tij, drejtuar OKB-se, per njohjen e shtetit palestinez.
Ne OKB, ai paraqiti nje kerkese, permes se ciles kërkon anëtarësimin e plotë të shtetit te tij ne kete organizate, duke shtuar qe rasti te argumentohet sa me shpejt.
Kerkesa, ne adrese se Ban Ki-Moon eshte bere para se Abas te mbaje fjalen e tij ne Asamblene e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Më pas Ban duhet t’ia përcjellë kërkesën për pranim Këshillit të Sigurimit.
Atje për të duhet të votojnë të paktën 15 anëtarë, veç kësaj asnjëra prej pesë fuqive me të drejtë vetoje nuk lejohet të votojë kundër. Megjithatë, SHBA-ja paralajmëroi tashmë veton e saj.
Në rast dështimi të kërkesës së tyre palestinezët duan të përpiqen të arrijnë së paku një status të mbivlerësuar vëzhguesi në Asamblenë e Përgjithshme si shtet jo-anëtar.
Abas para Asamblese se OKB
Duke mbajtur fjalimin para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, pasi u prit me duartrokitje të shumta, presidenti i Autoritetit Palestinez e cilësoi Izraelin si “fuqi pushtuese” madje shtoi se kontrolli izraelit mbi enklavat palestineze është një politikë “e pushtimit kolonializues”.
Presidenti Abaz tha se për shkak të shtrirjes së vendbanimeve izraelite në territoret palestineze, procesi i paqes dështoi, duke i lënë palestinezët pa një alternative tjetër, veçse të kërkojnë në mënyrë të njëanshme njohjen e shtetit palestinez. Ai tha se vazhdimi nga Izraeli i ndërtimit të vendbanimeve përbën një kërcënim për ekzistencën palestineze.
Zoti Abaz tha se asnjeri me “një fije ndërgjegje” nuk mund të kundërshtojë përpjekjet e palestinezëve për shtetin e tyre. Ai u prit me duartrokitje të fuqishme kur ngriti lart një kopje të propozimit, që i kishte paraqitur Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon.
Kërkesa palestineze kundërshtohet nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara.
