Bogdani nuk ikën nga Çezena, Ujkanin e duan në Gjermani
ITALI- Presidenti i Çezenës Igor Kampedeli ka hedhur poshtë zërat në lidhje me largimin e Erjon Bogdanit, pas blerjes së Adrian Mutu nga Fiorentina. Klubi i tij kërkon të marrë Kozak nga Lacio, por padroni i Çezenës e mohon. “Është e vështirë të marrim Kozak. Ai është një sulmues me perspektivë, por ne në atë sektor kemi bollëk. Është Budan, por mbi të gjitha Bogdanin, që ka pak a shumë karakteristikat e tij. Përderisa nuk duam ta largojmë, atëherë nuk do të marrim lojtar tjetër”, u shpreh Kampedeli.
Ujkani
Klubi i Novarës ka refuzuar një ofertë të rëndësishme për Samir Ujkanin, të ardhur nga një klub i rëndësishëm i Bundesligës. Një lajm i tillë është zbuluar sot nga gazeta italiane “Gazzetta dello Sport”, e cila gjithsesi, nuk bën të ditur emrin e klubit. Ujkani pritet të qëndrojë edhe këtë sezon te Novara, ndonëse është në bashkëpronësi me Palermon. Në gjurmët e tij është prej javësh Sampdoria, një ekip i elitës në Itali. Ajo insiston për shqiptarin, që gjithsesi dëshiron të qëndrojë në Serinë A.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)