Pogradec, plagoset me sëpatë 28 vjeçari, ndalohet autori
Olsi Kuqo banor i fshatit Rëmenj në këtë rreth ka përfunduar i plagosur në spitalin e qytetit të Pogradecit pas një grindje me një 42 vjeçar në një lokal. Sipas hetimeve të para të policisë 28 vjeçari ka qënë në një lokal të fshatit Vërdovë nga është dhe autori i ngjarjes Daut Liçkollari duke konsumuar alkool me disa shokë të tij. Gjatë qëndrimit në lokal ai ka nisur të fyejë pa adresë personat e fshatit ku gjendej mysafir. Nuk ka mundur të durojë situatën Liçkollari i cili është ndaluar më pas nga policia. Ai i ka kërkuar Kuqos të mos fyejë njerëzit, ndërsa edhe vetë gjendej nën efektet e alkoolit. Fjala ka sjellë fjalën, ndërsa burri baba i dy fëmijëve ka shkuar në shtëpi ku ka marë një sëpatë me të cilën e ka goditur në shpinë Olsi Kuqon duke e plagosur. Policia ka nisiur hetimet për ngjarjen, ndërsa pas ndalimit të autorit është duke zbardhur plagosjen. Ndërkaq i dëmtuari ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Pogradecit.