Fqinji i mirë, në ditë të vështira!...
Shpëtim ZINXHIRIJA
Kur fqinji yt është mire edhe ti ndjesh mire, por kur nga çatia e komshiut del tym, së shpejti zjarri do mbërrijë edhe në shtëpinë tënde. Nuk ka asgjë më të mirë, kur ke një fqinjë të mire. Kryeministri Berisha është kthyer tashmë në një kryeministër më optimist se asnjë ish kryeministër tjetër. Futja e Shqipërisë në NATO bëri që vendit tone ti jepej më shumë rëndësi dhe besim se kushdo vend tjetër, por kjo njëkohësisht kërkon nga mbarë politika shqiptare një angazhim më të plotë dhe një unitet në interes të kombit. Si opozita ashtu edhe qeveria aktuale u mbetet si detyrë dhe një provim i vështirë votime të ndershme, për të mos humbur shansin për tu futur në familjen europiane. Për këtë qeveria Berisha pati edhe premtimin e homologut grek Karamanlisë gjatë vizitës së tij të fundit në Tiranë. Një premtim me kusht që do ti vihet Shqipërisë të heqë dorë nga pronat e shqiptarëve në Greqi, pasi këtë problem Greqia e ka mbyllur një here e përgjithmonë.
Futja e Shqipërisë në NATO, brenda një periudhe të shkurtër përbën një sukses të popullit shumëvuajtur shqiptar, përbën ëndrrën shumë vjeçare për të qenë i barabartë me popujt e vendeve të tjera. Më shumë se populli ynë për këtë fitore historike askush nuk u gëzua. Fqinjët tanë helenë nuk thanë asnjë fjalë. Media e shkruar e përmëndi këtë sukses të popullit tonë vetëm me tre-katër radhë, ndërsa kanalet televizive, duke filluar që nga televizioni kombëtar as që e përmendi fare futjen e vendit tonë në NATO. Fqinjët nuk u gëzuan aspak, ndoshta nuk u ka ardhur fare mirë, po kjo gjë nuk na shqetëson. Përkundrazi na bën krenar. Një fshat që duket nuk ka nevojë për kallauz, na thonin pleqtë tanë. Por fqinjët tanë u gëzuan vetëm një herë në 97, kur vendi ynë po kalonte çaste më të vështira, që mbas luftës së dytë botërore. Paguanin fshatarë të varfër, të cilët për disa dhrahmi në duar shkrepnin armët, e disa të tjerë i hipnin në tanke për ti treguar botës se ja kush janë shqiptarët. Bota na njohu dhe na vlerësoi, se kush jemi ne... Një pjesë e gazetarëve në emisionet e tyre jepnin një pamje tjetër të Shqipërisë, duke deformuar realitetin, duke shpifur, por më pas Karamanlisi i bëri anëtar të qeverisë së tij.
Helenët ishin të parët që na premtuan se do të na mbështetnin për ratifikimin MSA, por ishin të fundit në praktikë. Ju dhamë atë që deshën ( varret e ushtarëve grekë) dhe na dhanë atë që merituam... Si një vend anëtar i BE, i vetmi në Ballkan i kishte të gjitha mundësitë për të luajtur një rol të rëndësishëm, por mentaliteti nacionalist ballkanas bëri që ky vend të humbiste këtë shans. Që nga viti 1981 ky vend renditet në ato të fundit në familjen europiane. Përkrah tyre tashmë bëjnë pjesë Rumania dhe Bullgaria, e më pas ndoshta edhe Shqipëria. Shqipëria me futjen në NATO, konsiderohet si vende që afrojnë investime të një sigurie të lartë për investitorë të huaj. Ajo tashmë ka ndërruar fytyrën për të mirë, duke bërë që vendet fqinjë të kenë zilinë. Në raportin e Bankës Botërore për vitin 2008, vendi ynë u klasifikua në vend të dytë, për nga shpejtësia në reforma të ndërmarra në drejtim të biznesit. Shqipëria faktikisht konsiderohet si, vendi me taksa më të ulëta në Evropë. Por në një kohë kur komisioni evropian ka miratuar planin e ministrit të Jashtëm italian, Fratini për heqjen e vizave me Shqipërinë brenda vitit 2009, qeveria aktuale e Greqisë me kryeministrin Karamanlisë i mban akoma të burgosur emigrantët shqiptar, për të vajtur në vendin e tyre. Të burgosur mbahen me qindra biznesmenë shqiptar, me ligjet raciste dhe të pajustifikueshme. Ata për çdo ditë përballen me një burokraci të tej tepruar të shtet fqinjë. Termi i fjalës se emigracioni është një urë miqësie, ka treguar të kundërtën, në një kohë kur atdheu i tyre si dhe vendi pritës nuk bën asgjë për ta, por përkundrazi emigrantët u konsideruan si një shtresë e vetme të krahut të lirë të punës. Marrëdhëniet e ngrohta dhe miqësia e bashkëpunimi i mirë la edhe këtë radhë jashtë problemin e 800 mijë emigrantëve shqiptarë Në mënyrën më skandaloze mbahen të izoluar si të burgosur brenda territorit të Greqisë qindra e mijëra fëmijë emigrantë, të cilët nuk mund të shkojnë në ekskursion me shkollën jashtë Greqisë, njëlloj si shokët e shoqet e klasës. Në këto rrethana nuk përjashtohet edhe ndonjë fëmijë shqiptar (regjisor), që si fitues i Filmit në Festivalin 31 të Greqisë, nuk mundi të shkojë të marrë pjesë i ftuar në Festivalin Europian të Filmit që u zhvillua në Gjermani në muajin shkurt. Në muajin prill fëmijës shqiptar ju ndalua të marrë pjesë edhe në Festivalin e Filmit në Qipro në muajin prill. Arsyeja ishte se qeveria Greke në mënyrë skandaloze dhe ironike ja dhënë lejen e qëndrimit të skaduar (fillon në 2008 dhe mbaron në 2007) Operacionet policore dhe keqtrajtimet e emigrantëve të herëpashershme, mbushja e burgjeve me shqiptarë, ngurtësimi i 5.5 miliardë dhrahmi të firmës piramidale VEFA, mohimi i njohjes së viteve të punës të emigrantëve shqiptarë, si dhe procesi i kthimit të pronave çame, tregojnë qartë se Shqipëria ka shumë punë për të bërë me helenet, duke hedhur poshtë pretendimin e kryeministrit tonë se me grekët nuk kemi asgjë për të zgjidhur...