E Diel, 1 Nëntor 2026

Pogradec, praga 2të rinvje, akuzohenpër gjobvënie

POGRADEC- Operacioni “Liqeni i pastër” ka vënë në pranga dy të rinj për akuzën e “Shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë". Punonjës të Drejtorisë së policisë së Qarkut Korçë arrestuan mbrëmë Meardi Arben Berberi, 24 vjeç, dhe Aleks Avni Hamzallari, 27 vjeç, të dy lindur dhe banues ne Pogradec.

Arrestimi i tyre është bërë pas kallëzimit penal nga ana e një shtetasi me inicialet GJ.L, banues në Pogradec, të cilit dy te arrestuarit i kishin kërkuar një shumë prej 4000 eurosh duke e kanosur me jetë.

Në cilësinë e provës materiale këtyre dy shtetasve u janë sekuestruar: 200 mijë lekë të reja, te cilat ja kishin marrë shtetasit Gj.L., një automjet tip Benz me targa OH 112 F, dy celularë dhe një diktofon.
Nga strukturat e Policisë së Shtetit po punohet edhe për dokumentimin e veprimeve të tjera të këtij lloji ndaj subjekteve juridike e fizike (biznesmenë), për të cilat dyshohet se janë autorë këta persona.
Materialet procedurale në ngarkim të këtyre dy shtetasve i kanë kaluar për hetime te mëtejshme Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
(s.g/atsh/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›