Hana, nesër homazhe te Qendra e Ushtrisë
TIRANE- Neser zhvillohet ceremonia percjellese per nder te prokurorit të ndjerë Xhevat Hana, qe u nda nga jeta pas nje semundje te rende ne Itali.
Homazhet do te zhvillohen ne ambientet e Qendrës Kulturore të Ushtrisë në Tiranë nesër nga ora 11.00 deri 12.00. Nderkohe qe me tej, trupi i pajete do te prehet ne varrezat e Tufinës.
Sot pasdite, ne aeroportin e Rinasit, rreth orës 17:00 vjen ne atdhe trupi i tij i pajete.
Xhevat Hana, humbi jetën më 5 janar në një spital në Itali, për shkak të një sëmundje të rëndë, nderkohe qe kreu i shtetit, prokurore e kolege, e kane quajtur humbje te madhe ndarjen e tij nga jeta.