E Diel, 1 Nëntor 2026

Pogradec, sherr në lokal, plagosen 3 persona

Policia e Pogradecit ka arrestuar autorin e dyshuar të plagosjes me armë të tre personave dhe ka shpallur në kërkim një tjetër.
 

Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar 40-vjeçari Geront Berberi dhe është shpallur në kërkim 43-vjeçari Genci Allka, të dy nga Pogradeci.

Ngjarja, ka ndodhur në një lokal të qytetit të Pogradecit ku janë plagosur 39-vjeçari me inicialet C.K, 29-vjeçari G.P dhe 28-vjeçari me inicialet O.O, ku ky i fundit ndodhet në spitalin e qytetit në gjëndje të rëndë për jetën.
 

Mësohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një grindjeje mes autorëve dhe të plagosurve por policia ka ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›