E Diel, 1 Nëntor 2026

Pogradec, spitali merr masa për plotësimin e kushteve për pushuesit

Ardhja e sezonit të ri turistik ka vënë në lëvizje të gjitha instancat për mbarëvajtjen dhe garantimin e jetës së pushuesve, sidomos gjatë kohës kur temperaturat do të jenë të larta. Kështu, në spitalin e qytetit të Pogradecit janë marrë të gjitha masat për të përballuar rastet e urgjencës gjatë sezonit turistik.

Sipas drejtorit të spitalit të Pogradecit, Artan Plininçi është shtuar edhe numri i shtretërve, ndërkohë që një autoambulancë do të qndrojë në patrullim gjatë gjithë ditës buzë liqenit.
 

Drejtorit i spitalit të Pogradecit, Plininçi thekson gjithashtu se gjatë kësaj periudhe më të prekur janë kryesisht moshat e vogla, ndaj duhet të tregohet më shumë kujdes.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›