Provimi i matematikës, maturantët shpehen të kënaqur

Provimi i matematikës ka qënë sfida e dytë për maturatët. Provimit të detyruar të matematikës ia janë nënshtruar 42.500 maturantë në të gjithë vendin. Pas 2 orë e 30 minutra provim, maturantët kanë dorëzuar testin dhe kanë lënë ambjentet e shkollës. Ata janë shprehur se provimi i matematikës ka qënë në nivelin mesatar, nuk ka patur paqartësi dhe ushtrime të pazgjidhrua gjatë shkollës. Të emocionuar ata thonë se kanë ndjekur të gjitha konsultat dhe rezultati i provimit pritet të jetë i mirë.
Ekspertë të arsimit, bënë të ditur se në përgjithësi provimi është zhvilluar normalisht dhe pa incidente. Ndërkohë që një pjesë e tyre, kanë qënë pjesë e vëzhgimit në shkolla dhe rrethe për të ndjekur nga afër zhvillimin e provimeve. Përgjigjet e provimit të matematikës, maturantët do të mund ti marrin pas 2 javëve.