E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pogradec, tentohet vrasja e 2 të rinjve, kapet agresori

POGRADEC-Dy të rinj janë tentuar të vriten me armë zjari mbrëmjen e djeshme në Pogradec.
Ngjarja ka ndodhur ne orët e vona të mbrëmjes së djeshme në lagjen numer 3 ku 5 persona mes të cilëve edhe një femër 22 vjecare kane tentuar të vrasin me armë zjarri Brian Syzon dhe Markel Hafesllari, 27 vjec.
Policia deklaron se në vendin e ngjarjes kanë mundur të gjejnë një gëzhojë të kalibrit 7.62 mm, dhe një fishek të këtij kalibri.

Fatmiresisht nuk ka patur të lënduar, ndërsa policia ka arrestuar njërin nga autoret, Elidon Skendaj 24 vjec nga Vlora. Gjithashtu jane shpallur në kërkim Ergerta Cami 22 vjece, Andrea Cami 38 vjec, Ferdinand Cami 33 vjec dhe Krenar Hanko 20 vjec.
Policia dyshon se ngjarja ka patur motive te dobeta, ndersa per nje nga personat qe u vunë ne qender te sulmit mesohet se ka patur precedent te meparshem penale.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›