Topi pret tre ambasadorët: Procesi të mbyllet me korrektësi

Pas takimit, presidenti i bëri thirrje klasës politike që të ulë tensionet.
"Kemi diskutuar për situatën aktuale pas zgjedhjeve të 8 majit. Natyrisht, zgjedhjet ishin një moment i rëndësishëm për Shqipërinë. Dëshiroj që nëpërmjet jush të falënderoj të gjithë popullin shqiptar që mori pjesë masivisht në zgjedhje me një kulturë demokratike për t’u përshëndetur. Natyrisht, e thamë në mënyrë të përsëritur, sikurse e ka Kodi Zgjedhor dhe ndryshimet kushtetuese të realizuara nga dy partitë kryesore në vitin 2008, administrimi i procesit zgjedhor është përgjegjësi e partive politike që edhe KQZ-në e ndërtoi në mënyrë bipartizane”, theksoi Topi.
Sipas tij, ligji duhet të zbatohet nga të gjithë. “Pavarësisht nga kompozimi i institucioneve, nëse këto bëhen me përfaqësimin e partive, detyrimi nuk është thjesht partiak. Detyrimi është kushtetues, është ligjor, është moral para të gjithë qytetarëve, të cilët e kanë shprehur vullnetin e tyre në mënyrë korrekte. Kështu që ne dëshirojmë që të kemi një përfundim sa më korrekt të procesit zgjedhor, i cili përfundon ashtu sikurse e prashikon ligji dhe të gjitha standardet ligjore”, vijoi ai.
Kreu i shtetit tha më tej, se tensionet e ngritura politike nuk janë të denja për një vend anëtar të NATO-s. “Klasa politike, udhëheqësit politikë duhet t’i kthehen ndërgjegjes civile, t’i trajtojnë gjërat ashtu sikurse e thotë Kushtetuta dhe ligji, të bien në një terren qytetar, të mos krijojnë asnjë lloj situate tensioni! Ne jemi në epokën kur ka ligj dhe ligji është i detyrueshëm të respektohet nga cilido, pa paragjykuar askënd nëse në vetëdijen e tij fshihen edhe elementë të përkrahjes apo të ndërgjegjes partiake apo politike. Sidomos sot është shumë e rëndësishme që njerëzit t’i drejtohen këtij momenti që është substancial për demokracinë shqiptare. T’i drejtohen ligjit dhe vetëm ligjit!”, shtoi më tej ai.
Presidenti i vendit kërkon uljen e tensioneve politike. “Ne u bëjmë thirrje të gjithë që të japin mesazhe për qetësi. U bëjmë thirrje të gjithë që t’i largohen çdo momenti tensioni. Këto kemi diskutuar me zotërinjtë e nderuar ambasadorë. Kemi pasur një shans, të cilin unë e kam konsideruar si jo të humbur, por të vonuar: mosardhjen e Presidentit të Komisionit Evropian në Shqipëri. Realizimi i vizitës në Beograd dhe në Prishtinë dhe mosardhja në Tiranë, natyrisht që nuk është shenjë e mirë për Tiranën, së cilës i vonohet axhenda shumë e rëndësishme evropiane. Në Evropë ne nuk shkojmë për disa politikanë. Në Evropë ne shkojmë për të gjithë popullin shqiptar”, përfundoi ai.
/Saimir Lleshi/Start/
2011-05-21 12:34