Pogradec, vidhet arka e një firme ndërtimi
Pogradec- Një person me probleme mendore ka mundur të vjedhë me thyerje arkën e një firme ndërtimi në Pogradec. Denoncimi është bërë nga vetë drejtuesit e firmës, ndërkohë që policia pas këqyrjes së vendit të ngjarjes ka mundur të identifikojë edhe grabitësin.
“Nesti Tole, 30-vjeç, lindur në Korçë e banues në Pogradec ka vjedhur financën e një firme ndërtimi në Pogradec”- thanë burimet e policisë lokale.
Sipas tyre, identifikimi i autorit është bërë nga shenjat që kishte mundur të linte në vend. Autori është ndaluar pak kohë pas vjedhjes dhe është shoqëruar në polici. Por për shkak të verifikimit të gjendjes së rënduar psikike, për të është vendosur ndjekja në gjendje të lirë.