ISKSH dhe Urdhri i mjekeve kontroll ne te gjitha qendrat shendetesore

Instituti i Sigurimeve dhe Kujdesit Shendetesor dhe Urdhri i mjekut kane ndermarre nje kontroll ne te gjithe qendrat shendetesore per te nxjerr ne pah te gjitha rastet kur mjeket gabojne me recetat e tyre neglizhojne apo tregohen arrogant me pacientet. Pa lene menjane edhe nivelin profesional te tyre. Pervec gjyqtareve mjeket jane kategoria per te cilet adresohen qindra ankesa nga qytetaret per sherbimin qe ata ofrojne. Drejtoresha e ISKSH-se duke ju referuar memorandumit te nenshkruar mes dy institucioneve se nese ISKSH dhe strukturat vartese konstatojne shkelje nga mjeket gjate ushtrimit te profesionit te papajtueshme me principet e Kodit te Etikes dhe Deontologjise Mjekesore marrin persiper ti relatojne ato me Urdhrin e Mjekeve i cili do te shqyrtoje dhe ndeshkoje keto raste ne vartesi te shkeljeve perkatese deri ne heqjen e licenses se ushtrimit te profesionit pasi eshte i larte numri i mjekeve te cilet nuk jane te pajisur me license. Kjo sipas autoritetve shendetesore eshte me e dukshme ne spitale te vendit. Edhe ne kete pike kontollet do te jene intensive. Nga shkeljet e konstatuara mjeket nuk respektojne orarin e punes kane sjellje jo korrekte me pacientet dhe ne rastin me te keq kane dhene mjekimin e gabuar. Ky bashkepunim synon te minimizoje rastet korruptive.