Pogradeci ben detyren Mamurrasi vret Partizanin

Kryesuesi i Kategorise se Pare Pogradeci triumfoi 2-0 ndaj Terbunit te Pukes ne javen e 10-te me nga nje gol ne cdo pjese loje ne Gjorgji Kycyky me Sajmir Hahaj ne te paren me penallti dhe Edi Cajkun ne te dyten. Liqenoret - 6 fitore ne 6 ndeshje ne shtepi - konfirmuan veten si nje nga pretendentet kryesore per tu ngjitur ne Kategorine Superiore atje ku pogradecaret kane qene per here te fundit ne sezonin 1992-1993.
Apolonia e vendit te dyte arriti ne fitore shume te veshtire e te rendesishme ne Velipoje duke fituar 3-2 me Aden vendase fale nje goli te realizuar nga Agim Meto shtate minuta perpara perfundimit i njejti futbollist qe kishte realizuar edhe golin e pare te fierakeve. Ada arriti te permbyse dizavantazhin me Niken dhe Balicin por Meto 2 dhe Goro fiksuan e pare ne transferte te fierakeve. Meto u ngit ne kuoten e 7 golave duke qene ai golashenuesi me i mire i Kategorise se Pare.
Kamza e Eduard Zhupes ruajti te njejtin hap te dy kryesuesve te tjere duke fituar 2-0 ndaj Burrelit me golin e Ervin Kryemadhit ne fundin e pjeses se pare dhe Enri Tafajt ne dyten. Pas ndeshjeve te javes se 10-te kreu eshte i ngjeshur me Pogradecin ne kuoten e 22 pikeve dhe Apolonine e Kamzen nga 21 pike.
Lushnja luajti me nje porte ne Roza Haxhiu ne shkaterrimin 5-0 ne paraqitjen e shemtuar te Gramozi te Ersekes te cilit i mungonin disa nga lojtaret me te rendesishem. Galica Varfi Byzhyti Cela dhe Metushi ishin autoret e golave per verdhejeshilet e Artan Banos. Eshte interesant nje fakt Lushnja eshte jo vetem nje ekip qe i ka fituar te gjitha ndeshjet e luajtura ne shtepi 5 fitore por edhe i vetmi qe nuk ka pesuar asnje gol ne 540 minuta e me 16 gola te realizuar.
Debutuesi Mamurrasi vazhdon serine e surprizave kesaj radhe ndaj Partizanit ne takimin luajtur ne Selman Stermasi. Per mamurrzaket - ne fitoren e dyte te tyre ne transferte dhe te gjashten sezonale - shenoi Mziu ne minuten e 70-te. Mamurrasi u ngjit ne kuoten e 19 pikeve po aq sa Lushnja e vendit te 4-t.
Tomori i Beratit nuk arriti te reflektoje pas barazimit ne shtepi me Partizani duke regjistruat nje tjeter barazim pa gola ndaj Gramshit te vendit te fundit duke humbur dy pike te tjera te cmuara ne luften per te kapur vendet e kreut.
Edhe Luftetari nje prej sezoneve me te dobeta te tij nuk shkoi me shume se barazimi pa gola ndaj Beselidhjes se Lezhes duke fiksuar barazimin e katert ne gjashte ndeshje te luajtura ne Gjirokaster.
Vlora arriti te marre nje pike te cmuar ne Bilisht ne barazimin 2-2 por me te vecanten se ishin vendasit ata qe permbysen avantazhin e vlonjateve Beqiri Rustemi kur kishin mbetur vetem dy minuta loje nga koha e rregullt Islami Kote .
KATEGORIA E PARE
Java X
20.11.2010
Lushnja-Gramozi 5-0
Ada-Apolonia 2-3
Luftetari-Beselidhja 0-0
Pogradeci-Terbuni 2-0
Bilishti-Vlora 2-2
Partizani-Mamurrasi 0-1
Gramshi-Tomori 0-0
Kamza-Burreli 2-0
Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Shtune 20 Nentor 2010