Tirana mund Elbasanin 3-1

Tirana mposhti 3-1 Elbasanin ne stadiumin kombetar Qemal Stafa ne takimin e vlefshem per javen e 12-te te kategorise superiore.
Njeriu i ndeshjes per 24 here kampionet ka qene Pero Pejic autor i dy golave. Ish-sulmuesi kroat i Dinamos qe zhbllokoi ndeshjen ne minuten e 34-t dhe dyfishoi ne te 59-ten.
Miqte nga Elbasani rihapen takimin me kapitenin Dalipi pas vetem 60 sekondash nderkohe qe ne minuten e trete te shteses i riu Morina i ndihmuar edhe nga nje gabim i portierit Dushku vulosi suksesin e vendasve.
Ky tripikesh i ngjit bardheblute nga kryeqyteti ne vendin e katert ne te njejten kuote pikesh me Vllaznine 18. Kurse Elbasani vazhdon te mbetet i salduar ne vendin e fundit me vetem gjashte pike pas 12 ndeshjesh.