E Shtunë, 31 Tetor 2026

Makina perplas per vdekje kembesorin

Një këmbësor i moshuar rreth 70 vjeç, është aksidentuar me vdekje nga një automjet në Sauk, në afërsi të Akademisë së Policisë, Arben Zylyftari. 
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 17:00 të pasdites, ndërsa policia ndaloi në afërsi të TEG-ut drejtuesin e automjetit. 
Në vendin e ngjarjes shkuan oficerët e hetimit të aksidenteve, dhe nga veprimet paraprake hetimore ka rezultuar se ka qenë prerja e rrugës nga ana e të moshuarit Ismail Tahiraj, shkaku kryesor i aksidentit. 
Sipas policisë ekspertët e kriminalistikës kanë kryer veprime në vendngjarje për të saktësuar shpejtësinë me të cilin ndodhej mjeti dhe shkaqet se pse nuk është mundur të shmangej aksidenti. 
Pas kryerjes së veprimeve të para hetimore trupi i pajetë i të aksidentuarit, Ismail Tahiraj i është dorëzuar familjarëve. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›