Pogradeci nje pike per kreun. Apolonia e Kamza jane ne ndjekje
Pogradeci ka ruajtur kreun e Kategorise se Pare edhe pas javes se nente te kampionatit ndersa tashme e sheh veten ne kuoten e 19 pikeve. Megjithese nuk kane shkuar me teper se barazimi pa gola ne fushen e Beselidhjes liqenoret kane perfituar edhe nga hapat fals te kundershtareve direkte. E papritura me e madhe ishte padyshim humbja 1-0 e Lushnjes ne fushen e Vlores e cila ka shkaktuar doreheqjen e trajnerit te lagunareve Artan Bano. Skuadra e dyte e qytetit bregdetar ka marre tri pike te arta fale golit te Skenderit ne minuten e 63-te te takimit. Frenohet edhe Kamza qe barazon 0-0 ne Puke perballe Terbunit dhe humbet shansin te ngjitet ne vendin e pare. Skuadra qe perfitoi me teper nga rezultatet e djeshme ka qene Apolonia e drejtuar nga Ernest Gjoka e cila ngjitet ne vendin e dyte me 18 pike aq sa ka edhe Kamza por me golavarazh me te mire. Fieraket fituan me rezultatin 2-1 perballe Mamurrasit tri pike te marra me mjaft veshtiresi. Edhe pse kaluan te paret ne avantazh me Gerxhon ne te 24-ten ata rrezikuan ne castet e fundit kur Mziu barazoi shifrat per miqte ne te 87-ten. Gjithsesi Apolonia arriti te reagonte mjaft shpejt dhe vetem 60 sekonda me pas Jedevic realizoi golin qe vlen 3 pike. Tomori nje tjeter skuader me pretendime ne kete sezon eshte frenuar ne barazim pa gola ne Berat nga Partizani. Ne ndeshjet e tjera Bilisht Sport mposhti 2-0 Aden Gramozi fitoi 1-0 me Luftetarin ndersa Burreli triumfoi me rezultatin 3-1 perballe Gramshit te vendit te fundit.