E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gezon Skenderbeu Dinamo aktor ne feste

Surprizon Bylis mund ne shtepine e tij Shkumbinin dhe i iken fundit

Nje supersfide e vertete ajo e luajtur mbreme me drita ne stadiumin e Korces mes Skenderbeut dhe Dinamos ku festa e vendasve eshte kurorezuar me nje fitore te bukur 3-2 ndaj kampionet ne fuqi te vendit qe eshte edhe kryesuesi i klasifikimit te Superiores. Takimi eshte luajtur ne nje atmosfere te ndezur pasi korcaret kishin mbushur stadiumin me rreth 12 mije tifoze. Te pranishem edhe presidenti i FSHF-se Armand Duka dhe ministri i Financave Ridvan Bode si dhe dy presidentet e skuadrave perkatese te cilet kane bere urimin dhe kane prere shiritin e impiantit te modernizuar Skenderbeu. Takimi ka nisur dhe te dyja skuadrat jane te kujdesshme. Dinamo e vendosur mire faktikisht ndersa vendasit demonstrojne me shume deshire per te fituar por nuk jane efikase. Pjesa e pare ofron raste te pakta ku vecohet traversa e Shkembit ne minuten e 24-t. Emocionet e medha ishin ruajtur per pjesen e dyte. Qe ne fillimin e saj blute shokojne stadiumin me golin e avantazhit nga Muzaka 48. Por ky gol ka ndezur djemte e Shkelqim Muces te cilet ne te 54-n barazojne me Berkic. Jolic i nisur nga nje pozicion jashteloje le pas dy mbrojtes dinamovite dhe jep asist per Berkic qe e ka te lehte te shenoje ne porten e boshatisur. Gjithcka me pas flet vetem per Skenderbeun ndersa kampionet blu nuk shfaqin me asnje deshire per te sulmuar dhe shenuar ne porten korcare. Mbrojtja e ideuar nga trajneri Luis Blanko ben gafa te cuditshme dhe korcaret realizuan edhe dy gola te tjere ne minuten e 69-te me ane te Biskup dhe ne minuten e 77-te me ane te Berkicit dopjete personale ne kete takim. Rezultati 3-1 demonstron se Dinamo pas golit te Muzakes ishte inekzistente ne fushe. Duket se edhe vete ata jane pajtuar me faktin per te mos ua prishur festen korcareve ndaj duket sikur jane pajtuar me humbjen. Ne minuten e parafundit zgjohet Bakaj i cili realizoi golin e 3-2 dhe te 7-in personal ne sezon. Ky eshte dhe fundi i ndeshjes i cili i ka lene rruge te lire festes se filluar heret te korcareve por ku Dinamo ka rezultuar thjesht nje aktor me dy fytyra teper autoritare dhe profesioniste e shperfytyruar dhe pa deshire ne te dyten per te plotesuar situaten elektrizuese te stadiumit Skenderbeu. Surprizen e ka bere Bylisi ne ndeshjen tjeter te se dieles kur ka mundur ne Ballsh 3-2 Shkumbinin e milionave. Takimi ka nisur me 1 ore e 25 minuta me vonese pasi shkak eshte bere mospranimi nga ana e presidentit te vendasve Besnik Kapllanaj per transmetimin e ndeshjes ne paketen televizive Supersportit. Pas negociatave mes tij dhe drejtuesve te FSHF-se gjithcka eshte zgjidhur. Pas 10 minutash loje Fjodor Xhafa shenon per vendasit por Bekim Kuli balancoi rezultatin ne minuten e fundit te pjeses se pare. Ishte serish vlonjati 33-vjecar Fjodor Xhafa ai qe i dha per here te dyte avantazhin ekipit te Nikola Ilievskit ne minuten e 47-te por sulmuesi gjirokastrit i Shkumbinit Arlind Nora ekuilibroi rezultatin 2-2 ne minuten e 88-te. 26-vjecari kamerunas Guy Madjo fiksoi shifrat 3-2 ne minuten e 88-te duke i dhuruar fitoren e trete sezonale Bylisit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›