E Diel, 1 Nëntor 2026

Pohimi: E vrava se nuk ishte femer

Tirane-"Mendova se po shkoja me nje femer, por me doli mashkull, ndaj e vrava". Keshtu ka deklaruar 36-vjecari nga Kosova, Safedin Hoxha, i cili u arrestua dje nga policia e Tiranes, me akuzen e vrasjes se tranvestitit Petrit Lucaj, i njohur ne rrethin e vet me pseudonimin "Kristina". Hoxha eshte marre ne pyetje dje nga specialistet e seksionit te krimit kunder jetes dhe shendetit, ne Drejtorine e Policise se Tiranes. I ndaluari e ka pranuar krimin, duke u shprehur se ishte ndjere shume i befasuar, kur kishte mesuar gjinine e personit, me te cilin donte te kryente marredhenie seksuale.

Safedin Hoxha, nga fshati Dragash i Kosoves, ishte nje nga klientet qe ne ate ore te vone te dites se shtune, kishte vendosur te frekuentonte nje nga zonat e Tiranes, prane Hotel Drinit, qe njihet per vendqendrimin e disa tranvestiteve me ngjyre. Mesa duket pamja trupore e "te dashures" qe ka zgjedhur per te kryer seks, e ka zhgenjyer kosovarin dhe ne shenje hakmarrje dhe deshperimi, ka nxjerre thiken dhe i ka prere fytin. Viktima ka mundur te jetoje per pak caste, deri sa eshte pare nga nje person prane Drejtorise se Burgjeve. Megjithese eshte derguar menjehere ne spital, 38-vjecari me gjini te ndryshuar, Petrit Lucaj, ka nderruar jete per shkak te hemoragjise se madhe.

Arrestimi

Nje dite pas ngjarjes policia ka marre ne pyetje disa prej personave te grupit te tranvestiteve, qe frekuentojne ate zone te Tiranes. Nga levizjet e fundit te "Kristines", ata kane deshmuar se personi i fundit i shoqeruar me te, ishte nje kosovar. Ne baze te ketyre thenieve, policia ka mundur te arrestoje kosovarin Safedin Hoxha, ne momentin qe ai po tentonte te largohej drejt Kosoves, per t'i shpetuar arrestimit te policise. Ne vendngjarje jane gjetur elemente identifikues te autorit te krimit. Policia dyshon se ai eshte person me probleme mendore.

Marredhenia


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›