Vdekja tragjike e Brian Filipit, futbolli shqiptar e italian në zi
Sulmuesi i talentuar i Ravenës u shtyp nga makina e drejtuar nga një grua. 20-vjeçari, në pronësi të Palermos, ishte pjesë e Kombëtares U-21 shqiptare
Brian Filipi, sulmuesi 20-vjeçar i Ravenës (Lega Pro, Seria C, në Itali), një nga talentet futbollistike shqiptare më të spikatura e më premtuese, vdiq si pasojë e një aksidenti të rëndë, i goditur pas shpine nga një makinë e drejtuar nga një grua 52 vjeçare nga qytetit të Cervias, teksa lezhjani po ecte në rrethrrotullimin e Cervias, së bashku edhe me një shok të skuadrës, sulmuesin Stefano Skapini.
NGJARJA TRAGJIKE
Lojtari në gjysmëpronësi të Palermos, por i rritur te Ravena e më pas, po i huazuar aty, ishte duke ecur me një shokun e skuadrës së tij në anë të rrugës, kur pas shpinës së dy futbollistëve mbërriti autovetura, që e goditi fuqishëm Filipin, i cili fluturoi dhe ra mbi asfalt. Makina, që sipas dëshmitarëve ishte me shpejtësi të madhe, u përplas më pas kundër një serie të gjatë makinash të parkuara. Në fakt, sipas agjencisë italiane, Ansa, pas aksidentit të rëndë në vendngjarje mbërritën menjëherë një makinë e specializuar si dhe dy ambulanca (u plagos edhe shoferja 52-vjeçare, e cila shkaktoi dhe aksidentin), që se bashku me karabinierët italianë, çuan futbollistin e ri shqiptar në spital, por Filipi u shua përpara se të mbërrinte atje. Filipi vdiq në spital, tw premten, në orët e vona, pak pas orës 23. Filipi ishte një nga lojtarët premtues shqiptarë, teksa ishte edhe pjesë e Kombëtares U-21. Në spital ishte i pranishëm edhe presidenti i Ravenës, Xhani Fabri, i cili takoi prindërit e Filipit dhe miqtë e familjes së tij. “Ishte një lojtar premtues e me të ardhme”, - tha Fabri.
NJË MINUTË HESHTJE
Në të gjitha stadiumet e Shqipërisë, ku luajtën gjashtë takime të Kategorisë Superiore e shtatë të Kategorisë së Parë, u mbajt një minutë heshtje në kujtim të futbollistit të talentuar, 20-vjeçarit Brian Filipi të Ravenës e Kombëtares U-21, i ndarë në mënyrë tragjike nga jeta, si pasojë e një aksidenti. Filipi, i cili jetonte në Cervia së bashku me prindërit e tij, sezonin e kaluar kishte luajtur 23 ndeshje me Ravenën, duke shënuar 5 gola. Filipi ishte huazuar te Ravena nga Palermo. Në familjen e lezhjanit mbërritën mesazhe të shumta ngushëllimi nga bota sportive dhe ajo institucionale si italiane, ashtu dhe shqiptare. Në Itali ka shkuar për t’i shprehur ngushëllime familjes në emër edhe të Federatës Shqiptare të Futbollit, edhe trajneri i Kombëtares U-21, Artan Bushati. Shumë skuadra të kategorisë superiore të futbollit italian ishin të interesuara për të. Palermo kishte blerë gjysmën e kartonit, e për gjysmën tjetër Kievo e Torini ishin në gjurmët e shqiptarit.
Test negativ alkoolin për shoferen
Testet e kontrollit të alkoolit të kryera ndaj gruas 52-vjeçare, e cila shkaktoi edhe aksidentin tragjik, e që përfundoi me humbjen e jetës së sulmuesit të talentuar, Brian Filipi, sipas policisë së bashkisë së Cervias, dolën negative. Tashmë priten ekzaminimet toksologjike. Lajmi jepet nga gazeta italiane “Repubblica”. Gruaja ishte titullare e një aktiviteti komercial në zonën komerciale të qytetit të Cervias.
Ravena në zi, shtyhet ndeshja
Ravena e tëra në zi për vdekjen e futbollistit shqiptar Brian Filipi, viktimë e një aksidenti të tragjik, si pasojë e humbjes së kontrollit të drejtimit nga një shofere 52-vjeçare. Takimi Foxhia-Ravena (Filipi do të luante në atë takim) u shty, për më 30 shtator. Vendimi u mor nga presidenti i Lega Pro (ish-Seria C), Mario Macalli. Kërkesa erdhi nga klubi i Ravenës pas humbjes tragjike të futbollistit të saj, Brian Filipi.
Funerali ditën e hënë
Funerali i Brian Filipit do të celebrohet, ditën e hënë, në orën 15:30 në katedralen e Cervias. Arkivoli me trupin e pajetë të sulmuesit shqiptar do të niset më pas për varrimin. Mediat italiane theksojnë faktin, se në të gjitha ndeshjet e kampionateve shqiptare (Superliga e Kategoria e Parë) u mbajt një minutë heshtje në kujtim të futbollistit të ri, që kishte veshur edhe fanellën e Kombëtares U-21 të Shqipërisë.
21 Shtator 2009