Sarandë, Rama: Pushoni nga puna gjyshin me antiplumb, për t’i hapur rrugë punësimit
SARANDE - Partia Socialiste u ndal mbrëmjen e sotme në Sarandë, ku prezantoi kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 23 qershorit. Në fjalën e tij përpara mbështetësve, kryesocialisti Edi Rama ftoi të gjithë votuesit, që pa u verbuar nga ngjyrat partiake të votojnë për PS, për t’i dhënë fund papunësisë, rrënimit dhe varfërisë.
Kreu i PS-së theksoi se vota e 23 qershorit është një zgjedhje mes atyre që ai i cilëson si përralla të kryeministrit dhe të vërtetave të socialistëve, për t’i hapur rrugën rilindjes së Shqipërisë.
“Kjo skuadër e rilindjes përfaqëson harmoninë në funksion të qëllimit për të ndalur rrënimin e mëtejshëm dhe për të hapur rrugën e një rilindje shqiptare. Për të ndalur rritjen e papunësisë dhe për të hapur rrugën e punësimit real, për të ndalur shkatërrimin e mëtejshëm të biznesit të vogël dhe për të hapur rrugën e punësimit përmes lirisë, konkurrencës dhe meritës. Për të ndalur rrënimin e familjeve të zakonshme shqiptare nga taksa e sheshtë dhe për t’i hapur rrugë taksimit të ndershëm. Vota për PS është një votë për ta pushuar nga puna gjyshin me antiplumb dhe për të hapur rrugën e punësimit jo vetëm për socialistët por për të gjithë njerëzit e zakonshëm të këtij vendi.”- u shpreh Rama.
Sipas Ramës, “në 23 qershor ka një zgjedhje shumë të qartë për të bërë, zgjedhjen midis përrallave që tregon nga mëngjesi deri në darkë një gjysh i veshur me antiplumb që shkon shesh më shesh me 200 roje dhe makinë të blinduar dhe që i mbledh rrogëtarët e shtetit si ti kishte robër. Ne nuk kemi ardhur këtu për të treguar përralla, kemi ardhur për t’ju thënë të vërtetat tona të thjeshta. Për tu dhënë mundësi të gjithë njerëzve që të jetojnë me punën e tyre të ndershme dhe të shkojnë përpara, jo përpara nga thotë Saliu, që i ka rënë nga mbrapa, por përpara drejt ëndrrës së një Shqipërie europiane që ne duam ta ndërtojmë këtu.”
Në fund të fjalës së tij, Rama përsëriti thirrjen për çdo votues, që të nxisë për të marrë pjesë në votim edhe persona të tjerë, me bindjen se vota vlen dhe është forcë për ndryshimin.
“Vota vlen, është forca e ndryshimit, fuqia e ndëshkimit për ata që kanë shkelur kontratën me popullin dhe hapjes së rrugës për të provuar të tjerët. Për të provuar opozitën që vjen përpara popullit me programin për një rilindje kombëtare. Me skuadrën që është e gatshme ta bëjë realitet programin e rilindjes”- vijoi Rama.
(vijon)